Valixhe me armë, vëllezërit Sallaku rikthehen në burg, dy gratë në arrest shtëpie

Diel, 13 Janar 2019 11:20

Shtatë urdhra arresti u lëshuan nga drejtësia italiane për pesë vëllezër shqiptarë dhe për dy nga gratë e tyre. Gjithçka pas zbulimit të një valixheje ku u gjetën tre pistoleta, në garazhin e banesës së vëllezërve Gëzim Sallaku, president i klubit italian të futbollit ‘Darfo’ dhe vëllezërve të tij Saimir, Isuf, Gazmir dhe Taulant Sallaku. Arrestimi i tyre u bë gjatë kësaj të premteje dhe krahas tyre në arrest shtëpie, ndodhen edhe dy nga gratë e tyre. Ngjarja nis pas zbulimit në muajin nëntor të një valixheje me tre pistoleta, të fshehura në garazhin e vilës së familjes në Sale Marasino, të Brescia.

Për këtë arsye pesë vëllezërit u arrestuan qysh pas ngjarjes, por pak ditë më vonë u liruan, përveç Saimirit i cili mori përsipër përgjegjësinë, duke thënë se e kishte gjetur valixhen në një apartament në rikonstruksion në Brescia, duke shpëtuar vëllezërit. Por nga hetimet e kryera rezultoi se të gjithë vëllezërit ishin në dijeni të pistoletave, po ashtu edhe gratë e dy prej tyre, duke bërë që të arrestohen.

Dyshohet se vëllezërit Sallaku janë të përfshirë në trafik dhe shpërndarje droge. Kujtojmë se Gëzim Sallaku u arrestua edhe në vitin 2015 në shtetin fqinj, nën akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave, për t'u liruar pak kohë më vonë. Sallaku i njohur me nofkat “talebani” dhe “Zim” rezulton person me precedentë penalë, pasi disa viteve më parë u arrestua i akuzuar për trafik makinash luksoze të vjedhura në Itali dhe të rishitura në vendet e Europës Lindore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...