Deutsche Welle: Diplomacia shqiptare në krizë, mungon në aktivitetet jashtë vendit

Tuesday, 15 Janar 2019 21:02

Ngërçi mes Presidentit Meta dhe kryeministrin Rama për Ministrin e ri të Jashtëm ka tërhequr vëmendjen e medias gjermane, ‘Deutsche Welle’. Në një analizë, thuhet se kriza institucionale ka detyruar ministrin Bushati të anulojë një vizitë të rëndësishme në Berlin me homologun, Heiko Maas.

“Kriza institucionale Kryeministri-Presidencë e ka ҫuar në ngërҫ diplomacinë e Tiranës në aktivitete jashtë vendit. Ministri i Jashtëm në detyrë, Bushati, anuloi vizitën në Berlin dhe takimin me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, të planifikuar për të mërkurën, (16.01). Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme në Tiranë i thanë Deutsche Ëelles (15.01) se ‘fokusi i bisedimeve Bushati-Maas ishte procesi i integrimit europian, pritshmëritë e Shqipërisë dhe ecuria e reformave për të hapur negociatat e panimit me BE në qershor të këtij viti, situata në rajon, sidomos në Maqedoni’”, shkruan DW, duke vijuar:

“E pyetur për arsyen e anulimit të vizitës së Bushatit në Berlin, Edlira Prendi, zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme i tha DË-së, se kjo është bërë “për shkak të situatës, pritjes së ҫdekretimit të ministrit Bushati dhe dekretimit të kryeministrit Rama si ministër i Jashtëm nga Presidenti Meta”. Bllokimi i ri ka bërë të anulohen edhe takime të rëndësishme për integrimin e vendit. Që nga shkarkimi i tij nga detyra e Ministrit të Jashtëm, në 28 dhjetorin e kaluar, Bushati, ka anuluar disa takime të planifikuara në Bruksel, si ato me Johannes Hahn, Komisionerin për Zgjerim të BE dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE, për Politikën e Jashtme, Federica Mogherimi. Të vetmet bisedime zyrtare zhvillohen në Tiranë. Ministri në detyrë, Ditmir Bushati takon të martën ministrin e Jashtëm të Italisë, Emzo Milanesi dhe të mërkurën mnistrin e Jashtëm të Hollandës, Stef Blok”, përfundon media e rëndësishme gjermane.

Presidenti Meta refuzoi pak ditë më parë propozimin e Gent Cakajt, ndërsa të hënën në këtë rol u vetëpropozua kryeministri Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...