Nisin arrestimet për skandalin e Unazës së Madhe, ja vendimi i parë i Gjykatës

E mërkurë, 23 Janar 2019 13:21

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Avdjol Dobin. Avdjol Dobi është administratori i DH Albania kompania qe akuzohet për falsifikimin e dokumentave, e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe.

Pritet që të ketë masa sigurimi edhe për persona të tjerë, ditët në vazhdim. Dyshimet janë se pas kompanisë DH Albania të fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj, pasi Dobi ka lidhje familjare me të. Dobi fillimisht ka punuar si recepsionist i një spitali privat në kryeqytet, dhe krejt papritur fiton një tender prej 20 milionë eurosh nga ana e ARRSH-së me dokumente false.

Dobi është thirrur 3 herë në prokurori por nuk është paraqitur, ndërsa nga të dhënat e sistemit Tims ky shtetas rezulton se është akoma brenda vendit. Kujtojmë se Unaza e Madhe ka shkaktuar një furtunë të vërtetë, për shka se është larguar nga detyra ministri Damian Gjiknuri si dhe është shkaktuar drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro.

Të njëjtin fat me Qendron pati dhe drejtori i OST-së Klodian Gradeci, pasi DH Albania kishte përfituart po ashtu një tender me vlerë 11 milionë euro nga ky institucion.

Pothuajse në të njëtën ditë ministrja Belinda Balluku njoftoi dhe tërheqjen e qeverisë nga koncensioni që i kishte dhënë Gener 2 për aksin rrugor Thumanë-Kashar me pretendimin se poaratë do tiu jepen studentëve për Paktin për Universitetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...