Ndërrimi i kufijve? Edita Tahiri: Thaçi në axhendën serbo-ruse. Synohet Serbia e Madhe

Premte, 25 Janar 2019 17:15

Çështja e ndërrimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë një prej temave më të diskutuara në muajt e fundit të viteve që lamë pas, por ka realisht një plan të tillë? Për këtë e për çështje të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën, në studion e “Top Talk” ka qenë e ftuar Edita Tahiri, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ish-kryenegociatore e dialogut me Serbinë.

Sipas saj kjo ide ka dalë nga axhenda serbo-ruse, e në mënyrë kategorike, duke renditur e një sërë argumentesh, ajo thekson se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“Një ide e tillë ka dalë nga axhenda serbo-ruse. Nuk ka plane dhe as mund të ketë. Thaçi e ka promovuar, por pjesa tjetër është e kundër. Nuk mund të ketë ndryshime të kufijve. E para sepse Kosova për t’u bërë shtet ka luftuar për 100 vite. Duke përfshirë edhe luftën e fundit 10-vjeçare të LDK. Ne si LDK kemi qenë partia që projektoi Pavarësinë. Ka qenë një opsion kompromisi, sepse ne na takonte që të bashkoheshim me Shqipërinë. Nga ana tjetër edhe UÇK ka bërë të njëjtën luftë. E dyta Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi e ka vërtetuar se Pavarësia e Kosovës është e ligjshme. E treta, ne kombi shqiptar, historikisht kemi tkurrur tokat. Hera e parë që ne bëmë dy shtete. Kur kemi bërë këtë arritje gjeo-politike, ne na duhet që t’i zgjerojmë më tutje, sepse jemi të ndarë në 5-6 shtete. Jo më të japim pjesën më të pasur të Kosovës”, u shpreh Edita Tahiri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...