Të hënën Rama e Veliaj do futin fadromat për shembjen e banesave në Unazë, banorët paralajmërojnë përplasje

Premte, 25 Janar 2019 17:45

Banorët nuk janë ndalur as sot, ndërsa protestojnë prej më shumë se dy muajsh kundër prishjes së shtëpive dhe bizneseve të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.

Një nga banorët bëri thirrje që qevria të tërhiqet nga ky projekt, përndryshe në Unazën e Re qeveritarët do të lënë kockat.

“Bëj thirrje të tëhiqen nga ky projekt, pasi po ju themi do të lini kockat në Unazë të Re. Këtu është çështje e shkeljes së të drejtave të njeriut. Bashkim Ulaj një oligark i fëlliqëm që ka marrë para publike nga qeveria. Ai duhet të ketë vendin në burg, por prokuroria dhe gjykatat tona jënë për të mbushur xhepat e tyre.”- u shprehën banorët.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, ndër të cilët, Klevis Balliu i PD. Ai u shpreh se tashmë protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 17:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...