Aleanca për Teatrin reagon ashpër ndaj ambasadorit Soreca: Mos mbështet shkeljet e ligjit nga Rama

Hënë, 29 July 2019 18:58

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra sot nga ambasadori i BE, Luixhi Soreca, i cili e cilësoi çështjen e shembjes së Teatrit si politike dhe kërkoi transparencë për tenderin.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e aleancës i kujtojnë ambasadorit se me qëndrimet e tij ka dalë nga statusi dhe kompetencat e një ambasadori. Gjithashtu, Aleanca thekson se ambasadori i BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare mund të rekomandojnë vetëm respektimin e vendimeve të drejtësisë, por jo të legjitimojë tendera fiktivë dhe të dyshimtë.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor”,- thuhet në deklaratën e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit .

Duke kritikuar qëndrimet e ambasadorit, Aleanca shprehet se diplomati i BE u rreshtua me në kreh të Edi Ramës dhe kundër artistëve. “Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë. Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë”,- deklaroi Soreca. .

Pozicioni i Aleancës në lidhje me deklaratat e sotme të Ambasdorit të BE-së, Luigi Soreca. Më poshtë tekstet në shqip e anglisht.

______________________________

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë.

Fatkeqësisht, Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik. Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë, për fuqizimin e të cilave taksapaguesit evropianë kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qindra milionë euro.

“Ligji special” i teatrit shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit publik dhe të konkurrencës. Ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti, por mungesa e saj i ka dhënë pushtet absolut qeverisë të miratojë dhe zbatojë ligje antikushtetuese pa asnjë kontroll apo kufizim institucional.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor.

Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme dhe me qëllimet e duhura, por për shkak të keqplanifikimit dhe keqzbatimit të saj ne ndeshemi sot më rrënimin thuajse total të sistemit gjyqësor, e cila ka krijuar edhe çështje si ajo e Teatrit Kombëtar.

Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT
__________________________

The Alliance for the Protection of the Theater considers today’s statement by EU Ambassador Luigi Soreca as unwarranted, unnecessary and harmful. The statement has rendered support to an illegal and corrupt plan to grab public land, situated in the country’s most valuable real estate, and hand it to private developers.

It is unfortunate that Ambassador Soreca has attempted to provide legitimacy to a sham tender, with a predetermined winner, for a private development that would be financed with money of dubious origin. The ambassador’s assertions are far beyond his competence and his diplomatic status. More importantly, they run counter to the public interest and undermine Albania’s rule of law and democratic governance, which European taxpayers have invested hundreds of millions of euros (and counting) in establishing and improving.

The “special law” for the national theater violates the Aarhus Convention on information and public participation in decision making; the Albanian Constitution, which guarantees the independence of the local government and equality before the law; as well as, the laws on competition and public procurement. The Albanian President has already appealed the law to the Constitutional Court, but its absence has given the Prime Minister absolute power to pass and implement any law, without any institutional limits or control.

Since the European Commission and the EU Delegation in Tirana have played a major role in the drafting and implementation of the Justice Reform, it would have been sensible for the Ambassador to call for a halting of the project until the law is reviewed by the Constitutional Court. It would have also been a show of humility and responsibility towards the Albanian people for the Ambassador to try and limit the unchecked power the Prime Minister has seized due to the total paralysis of the judicial system.

The Justice Reform was necessary and well-intended, but due to poor planning and bad implementation we are facing an almost total collapse of the judicial system, which has led to situations like the one involving the National Theater building.

Unfortunately, the EU Ambassador has chosen today to stand by the side of Edi Rama and Shkëlqim Fusha, while opposing the artists, academics, citizens, and the honest people of Tirana and Albania. We hope that such alignment is nothing more than poor judgment and bad taste by the Ambassador, and we call on him to rethink his stance based on the facts, and the democratic values he is supposed to represent.

The Alliance for the Protection of the Theater

Modifikuar më Hënë, 29 July 2019 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...