Tre gratë më të mira, sipas horoskopit

Hënë, 29 July 2019 22:43

Për disa horoskopi është një udhërrëfyes, nuk bëjnë gjë pa u konsultuar me të. E për të tjerë, janë thjesht një mënyrë për të kaluar kohën e nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen e shkruhen.

Gjithsesi, për ata që janë në dilemë se kush mund të jetë gruaja e tyre “perfektë”, pasi perfeksionizmi nuk ekziston, mund t’i hedhin një sy këtij shkrimi.

 

Sipas Living, gratë më të mira janë ato që iu përkasin shenjave zodiake të gaforres, dashit dhe luanit.

Mbretëresha gaforre

Gaforret përjetojnë emocione të forta dhe si mund t’ju dashurojë një gaforre nuk do të mundet asnjë shenjë tjetër. Këto femra ofrojnë dashuri pa kushte dhe do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të lumtur. Është e rëndësishme të përmendet se këto gra ndonjëherë mund të bëhen pak dramatike, ashtu si fakti që ato janë të shkëlqyera në kuzhinë.

Perandoresha dash

Gratë Dash janë veçanërisht të forta, të palëkundura dhe mund të bëjnë çdo mashkull t’i ulet në gjunjë. Këto gra gjithmonë i arrijnë qëllimet e tyre, dhe në qoftë se mendoni se jeni mjaftueshëm të fortë dhe të guximshëm për të kaluar tërë jetën me këtë grua të guximshme dhe të fortë, ju nuk duhet ta lini kurrësesi t’ju ikë. Mbani në mend se kjo grua do t’ju mbështesë në çdo gjë që ju bëni. Kjo është arsyeja pse ju do të gëzoni një status të lartë shoqëror dhe të gjithë do të t’ju trajtojnë me respekt. Perandoresha e bën burrin e saj më të fortë, të përgjegjshëm dhe të denjë për vëmendje. Megjithatë, ju duhet të jeni të vetdijshëm se nuk është e lehtë të tërheqësh një femër dash. Këto gra duan partnerë me një karakter të fortë dhe vendosmëri.

Sundimtaret luanesha

Gratë luanesha janë luftëtare dhe të forta. Mund të jenë pak të ashpra dhe kurrë nuk tërhiqen nga njerëzit e zakonshëm. Nuk ka pse një luaneshë të bëjë shumë për të rënë në sy sepse ato janë një magnet për meshkujt. Gratë luanesha janë partnere të përkushtuara, besnike dhe bëjnë gjithçka për dashurinë e tyre. Dashuria e saj është vetëmohuese dhe e pastër. Ajo do të luftojë si një luaneshë, për burrin e saj, dhe të njëjtën gjë do te beje dhe për fëmijët e saj. Është gjithmonë e gatshëm për të mbrojtur familjen, gjënë më të shtrenjtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...