Pedagogia e artit skenik: Sa e keni shitur shpirtin europian zoti Soreca?

Hënë, 29 July 2019 21:44

Pedagogia e artit skenik Taulanda Jupi me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca në lidhje me Teatrin.

Jupi pyet ambasadorin Soreca se sa e ka shitur shpirtin e tij. Ajo bën një paralelizëm, duke deklaruar sesi do të ndihej Luigi Soreca, në rast se qeveria italiane do të shembte Teatrin në Napoli.

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca theksoi sot se për Teatrin, duhet të zbatohet ligji me përpikmëri.

Postimi i Taulanta Jupit:

Sa e keni shitur shpirtin europian zoti Soreca?

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, na ftoi sot që të presim shqyrtimin e ofertave për Teatrin. M’u duk pak e çuditshme që përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Shqipëri është kaq i painformuar ose, të paktën, bën sikur nuk di.

Zoti Ambasador!

Nuk ka për të patur oferta të tjera përveç një kompanie që është paracaktuar me ligj të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar dhe pjesën tjetër të tokës publike, mbi 1 mijë metra2.

Nëse vërtet nuk e dini, po ju vëmë në dijeni se kriteret e vendosura në tender nuk lënë hapësirë për oferta. Keto kritere, ndryshe nga sa shpresoni ju, nuk janë garanci për një proces të drejtë dhe konkurues, sepse janë kritere përjashtuese, janë kritere korruptive, janë kritere antieuropiane.

Zoti Ambasador! Një ligj i tillë nuk ekziston në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian, sepse janë kritere që paracaktojnë fituesin dhe grabisin me ligj tokën publike.

Është njësoj sikur kryeministrit italian t’i tekej të bënte një ligj për të shembur Teatro di San Carlo në Napoli, të caktontë kompaninë e ndërtimit, t’i jepte edhe ndonjë tokë publike përreth që të ndërtontë edhe ca kulla private dhe napoletanët si ju, të rrinin të qetë duke parë historinë të shembej dhe tokën t’u grabitej nga një kompani private e lidhur me kryeministrin.

Zoti Ambasador, kjo nuk ndodh në Itali, nuk ndodh në BE, nuk ka për të ndodhur as këtu, sepse ne nuk e kemi shitur shpirtin tonë europian!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...