Botimi dhe përkthimi më i mirë për 2017, ja finalistët

Tuesday, 18 December 2018 18:46

Ashtu si çdo fundvit,  Ministria e Kulturës organizon eventin e ndarjes se çmimit për veprën dhe përkthimin më të mirë të vitit.

“Vepra letrare më e mirë e vitit”  dhe “Vepra letrare më e mirë e përkthyer” janë dy çmimet  që do të ndahen në ceremoninë e çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2017.

Kritika letrare ka përzgjedhur listën me 5 veprat më të mira si dhe 5 përkthimet të cilat për vitin 2017 kanë rezultuar më të kërkuara dhe pëlqyera nga lexuesi.

Këto botime janë me tematika e subjekte të ndryshme dhe percjellin mesazhe të forta dhe të prekshme.

Juria e këtij eventi  kryesohet nga Parid Referici dhe anëtarët Alma Mile, Agim Baçi, Olimbi Velaj dhe Albert Gjokaj, të cilët si kritikë letrarë do të përzgjedhin veprën më të mirë për vitin 2017.

Në listën finale për çmimin “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit 2017” janë:

Adriatike Lami – “Burri që më do mua”

Entela Tabaku – “Poemë e huaj”

Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”

Kim Mehmeti – “Anemona”

Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet"

Ndërsa në listën finale për çmimin "Vepra letrare më e mirë e përkthyer" janë:

– “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto përkthyer nga Abedin Preza

– “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof  përkthyer nga Alket Çuni

– “Armëpushimi” – Primo Levi përkthyer nga Aida Baro

– “2666”- Roberto Bolaño; Pika pa sipërfaqe përkthyer nga Bashkim Shehu

“Largësi shpëtimi” – Samanta Schëeblin përkthyer nga Erion Karabolli

Ky është eventi më i rëndësishëm i vlerësimit të veprave letrare në Shqipëri dhe shpallja e fituesve do të bëhet ditën e nesërme në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...