Dy vjet pa Bujar Lakon, poezia e ndjerë e mikut të tij

E mërkurë, 26 December 2018 14:11

DY VJET PA TY

kujtimit të Bujar Lakos nga Artan Gjyzel Hasani

Dy vjet pa ty, miku im, dy,
“Nuk janë shumë”, më thua ti që përtej,
dhe ditët ikin si xhirimet e një filmi,
ku unë të kërkoj e nuk të gjej…

Por kur bie mbrëmja marr udhën për te ty
se yjet… ti e di…duken veç në errësirë
dhe ashtu… munguar...nga malli përpirë
tymosim kujtime dhe gjerbim vetmi……

 

E dimë mirë tashmë vendtakimin tonë,
e nuk pyesim më “Ku do të shihemi sonte?”
te ty vihet veç nga një rrugë, mik i mirë,
udha ku gjurmët as fshihen e as ndoten…

 

E doje shumë të Mirën , mik i mirë
por Shemti e botës ishte aq e madhe
dhe Gëzimi i jetës si nyje lidhur
e kur E Bukura kalonte pranë nesh,
“nuk qenka fort e keqe”, thoje ,
më vështroje dhe buzëqeshje hidhur…

 

Jo rrallë shtrënguam duart që s’duhej
duar shpirtërash të njollosur
kur nderi kishte baltë ndër flatra,
e mban mend?
Ika të laj duart në ndonjë rrëke, thoje
në ato kohëra
ku as burimet nuk ishin të pastra…

 

Më mungon një e shtunë apo e dielë
me kafenë e ngrohtë dhe pijet që donim
kuvendimet tona dhe zëri yt i thellë
ku mbyteshin hallet që s’dinin të notonin…

 

Nuk e ndryshuam dot botën, miku im,
e për inat të saj nuk ndryshuam as veten
por mbetëm dëshmitarë të çka iku pa kthim
dhe dy miq të mirë për njëri tjetrin…

 

Do pi një gotë për ty sonte, miku im,
në kujtim të çdo gjëje që më fale aq bukur
në kujtim të çasteve që nuk mund të harrohen
Gëzuar, Bujo, se nuk ka ikje pa kthim,
si vdekatarë të gjithëve na bluan dheu,
por shpirtërat e mëdhenj takohen…

 

Natën e mirë, edhe për sonte…mik i shtrenjtë
më i pranishëm se kurrë me mungesën tënde
me tingujt e heshtjes që më çojne aq lehtë
në të tjera kohë…
në të tjera vende…

 

(Aktori i shquar Bujar Lako u nda nga jeta dy vjet më parë më 26 dhjetor 2016) 

 

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 14:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...