Ardian Isufi: Galeria Kombëtare e Arteve, bunkeri i ri i ministres së Kulturës

E mërkurë, 26 December 2018 14:14

Mbyllja zyrtare e Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri”, në sajë në një vendimi të marrë nga Bordi Artistik i Galerisë dhe drejtuesi i saj Erzen Shkololli ka ngjallur reagime të ashpra të artistëve të artit pamor. Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura Ardian Isufi e konsideron situatën e krijuar si të jashtëzakonshme dhe emergjente, për mënyrën sesi institucionet përkatëse po e trajtojnë këtë ekspozitë 27-vjeçare, duke e fshirë nga klima e artit shqiptar. “‘Onufri’ kishte krijuar një traditë të vetën. Fakti që ky konkurs pati lidhje me tendencat më të fundit të artit bashkëkohor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, e bënte atë një nga aktivitetet më të rëndësishme përsa i përket artit pamor dhe kulturës”, shprehet Isufi.  Sipas artistit, mbyllja e kësaj ekspozite lidhet drejtëpërsëderejti me destabilitetin e krijuar në vizionin e Ministrisë së Kulturës, Galerisë Kombëtare dhe si pasojë Bordi i këtij institucioni. E gjitha kjo, siç Isufi shprehet, ndodh pasi drejtuesit e këtyre institucioneve si dhe njerëzit që i përkrahin menaxhojnë artin vizual duke u udhëhequr nga malinjiteti. “Mendoj se duhet të ndodhte e kundërta e asaj që Galeria bëri me dije. Në vend të mbylljes së ekspozitës nevojitej një rimenaxhim i mirë i saj, dhe e gjitha duhet të niste nga rritja e buxhetit”. Dekani i Fakultetit të Arteve thekson se buxheti i “Onufrit”  është pakësuar nga viti në vit, duke e konsideruar këtë fenomen edhe si shkaktarin kryesor që ka penguar rritjen e nivelit të ekspozitës. “Këtë konkurs nuk e dëmtoi veprimtaria artistike, por njerëzit që vunë dorë tek ‘Onufri’. Është pikërisht ai person që e ka dëmtuar, që tani ka vendosur ta fshijë si aktivitet.  Një vendim të tillë të Mirela Kumbaros, duke mos pyetur palët e interesit, duke shpërfillur historinë 27-vjeçare të këtij aktiviteti dhe duke mos bërë asnjë analizë të thellë rreth promovimit të vlerave kulturore që sillte ky aktivitet, unë e konsideroj si një padrejtësi të madhe. E gjitha kjo ka të bëjë me malinjitetin e një grupi të caktuar njerëzish, të cilët janë në krye të institucioneve kulturore dhe po i menaxhojnë ‘për faqe të zezë’”, thekson artisti. Një menaxhim i tillë  me “malinjitet”, sipas tij, e karakterizon paaftësia për të shpënë përpara iniciativa që përmirësojnë situatën e artit bashkëkohor. Deklaratën e Galerisë, që shoqëron vendimin për “kyçjen” e ekspozitës, duke u shprehur se: “Me kalimin e viteve skena është pasuruar edhe me një numër në rritje iniciativash të pavarura që gjithmonë e më shumë kanë për qëllim shkëmbimin mes artistëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë”, dekani e konsideron si një justifikim politik që mbetet në kornizat e fjalëve të thata dhe banale. “Vendimi që është marrë rëndon mbi artistët dhe publikun, pasi institucionet në fjalë realisht merren me çështje të vogla, duke lënë mënjanë sfidat reale të kohës lidhur me artin vizual, por edhe kulturën në përgjithësi”. Lidhur me rikonceptimin artistik të Galerisë, bërë me dije gjatë shpalljes së vendimit për mbylljen e “Onufrin”, artistin e bën skeptik mungesa e transparencës dhe e projekteve të drejtuesit aktual, Erzen Shkolollit si dhe Ministrisë së Kulturës. “Ka shumë paqartësi lidhur me  menaxhimin që po i bëhet institucionit. Po flasin për projekte, të cilat duhet t’i kishin nisur që në krye të herës, në fillim të mandatit. E theksoj se e gjitha kjo ka të bëjë me çoroditjen dhe paaftësinë e tyre për të krijuar një vizion të qartë përsa i përket çështjeve të artit dhe kulturës. Vendime të tilla për mbylljen e ‘Onufrit’ apo për vijueshmërinë e aktiviteteve në Galeri dhe jo vetëm, merren në mënyrë  individuale dhe të pakoordinuar nga ministrja e Kulturës”.  Në një kohë që pothuajse të gjithë artistët e artit pamorë janë kundër vendimit e mbylljes së “Onufrit”, sipas artistit është “laku i hidhur i bukës” që i pengon ata në krijimin e një uniteti për një moment reflektues dhe protestues rreth asaj që po ndodh me artin dhe kulturën në Shqipëri. “ Në këtë varfëri totale ku janë lënë artistët duhet pasur parasysh se ata përballen me çështjen e madhe të ekzistencës së tyre. Por kjo nuk përjashton faktin se kjo ministre dhe ky drejtor, që aktualisht kanë privatizuar Galerinë, duke e bërë këtë institucion të shkëputet nga realiteti dhe emergjencat reale që ka komuniteti i artistëve, duhen ‘kapë për zverku’ dhe të japin llogari për të gjithë situatën e krijuar. Sot mund të thuhet padyshim se ministrja e Kulturës e ka kthyer Galerinë, në bunkerin e saj të radhës…”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...