Një "Torre di Scanderbeg" në Shllinza të Fushkuqes

E Enjte, 27 December 2018 15:42

NE KUADRIN E 550-VJETORIT TE VDEKJES SE SKENDERBEUT

Nga Ndue HOTI

Kryporet e Shënkollit afër Gurëzit

 Një "Torre di Scanderbeg" është hedhur në hartë në v. 1689 nga hartrografi G. Cantelli . Kulla e Skënderbeut është vendosur diku mbi lumin Ishem apo Gjapsh (siç quhet segmenti lumor në grykderdhje të tij), apo në krahun e djathë të tij.

thumbnail.jpg

Lumi Ishëm ngjitej nga veriu gati paralel me vijën bregdetare në veri të Kepit të Rodonit dhe derdheshin pothuaj në një grykderdhje me lumin Mat. Ky i fundit kishte lënë grykderdhjen dhe shtratin tradicional pingul me vijën bregdetare, duke kaluar  pjerrtas nëpër fushën e krijuar nga vetë ky si një mekanizëm automatik e duke u derdhur në një gji detar te Skela e Shë Fadasë, e cila tre shekuj më herët në v. 1393 i ishte dhënë me konçesion Venedikut nga Balsha III. Në v. 1583 kjo skelë popullohej me tremijë banorë. E gjithë fusha bregdetare në veri të Kepit të Rodonit është ngritur mbi shtretërit e lumit Mat në milenium e shekuj.Vëndi ku hartografi i mësipërm ka vendosur një Kullë të Skënderbeut konçidon me Shllinzat një hidronim, pra një emërvendi, një gji detar në brendësi të fushësqë lidhej me Skelën e Shë Fadasë, sot ndërtuar mbi të e në funksion hidrovori me të njëjtin emër që ngre ujrat e larta nga fusha për në detin Adriatik nga v. 1962.

 

thumbnail (4).jpgthumbnail (5).jpg

 

Sipas një peshkatari të vjetër Shllinzat ishin një gji detar dhe kishin formën e dorës me gishta të të hapur, kishte thellesi deri në pesë metra dhe "gishti" i madh ishte i gjërë deri në dyzet metra, ishin të pasura me peshk e ngjalë si dhe shpendë.Një kushri i timeti para se të ndahej nga jeta, N.Z.(1919-2003), më pati treguar se kur ishte i ri kishte shkuar aty mes Sh` Njergjave( 23 prill deri 6 maj) v. 1938 per gjyeti me një mikun e tij dhe atje kishte vënë re një vend si  më i ngritur, ledh mbi të cilin bari ishte i shkurtër dhe shumë i dendur mes të cilit sytë i dalluan dy gur në formë  rrasuke apo pllake siç u themi sot. Keto dy rrasuka ia tregova mikut tim F.Z. dhe ai si djalë për shpi që ishte mi kërkoi, se rrasat i donte për gratë në shpi se nuk kishin ku të rrihnin rrobat kur i lanin . N.Z. ia kishte dhuruar dy rrasat mikut dhe ishte kthyer përsëri te ledhi dhe kishte kërkuar pa dijeninë e mikut të tij përsëri për gurë. Në thellësinë 0,7 m shkopi kishte ndaluar. Kishte zbuluar një vend me gurë dhe me kaq ishte larguar me mikun e tij. Në v. 1946 vllaut të madh i lindi idea për të ndërtuar shtëpi të re me themel guri e tulla të pjekura. Këtë ide vllai i madh ia tregon vllezerve më të rinj: do të fillojmë këtë vit të afrojmë gurë nga Miloti për shtëpinë e re, tullat e tjegullat do t`i prodhojmë në vend, trentë dhe kshanzat do t`i presim në Pyllin e Butë afër Mamurrasit. N.Z. u kujtua se para disa vitesh kishte zbuluar në krahun e majtë të Shllinzave një gomilë me gurë dhe mund t`i nxirrnin vetë dhe nuk kishin pse të mundoheshin të blenin gurë nga Miloti aq larg kur i kishin pranë dhe pa shpenzuar lekë. Gurët i kam gjetur dhe duke organizuar miqtë tanë , duke i rënë me qerre e qe` përmes Vorbzës dhe stomeve te Bardha, në Stomin e Fushkuqes, anë Qarrit 600 vjeçar,, Stomi i Çapit, kthehna nga Bishti i Fllugave e në krahun e majtë të Shllinxave, ose nga Gjinazesi në Bishtin e Giatë, anës Rrotullares e në Shllinza. Propozimi i N.Z. u mirprit dhe ashtu u veprua. Në fillim shkuan dhe gërmuan me lopata deri në 70 cm thellesi, vunë re se aty ishte një themel i vjete rreth 70 cm i lartë, i cili mund të kishte shërbyer për një ndërtesë prej pesë dhomash. Gurët u nxorën dhe u transportuan në vendin e duhur, por askujt nuk i ra ndërmend se për cfarë kisahte shërbyer ajo ndërtesë në anë të Shllinzës , pra vendit ku qe mbytur Prëk Toma 19 vjeç kur po kthehej në shtëpi hypur sipër kalit. Prandaj dhe vendit herë i thonin "Te Pusi i Prëk Tomës", herë te Kulla e Nizamit.N. Z. para se të ndahej nga jeta, pa patur mundësi të na shoqronte te vëndi i gurve, na pati sygjeruar që të shkonim e të kontrollonim , se çfarë kishte mbetur midis dhomave.Vetëm vitet e fundit mund të identifikonim vëndin. Gjetëm vetëm mbetje ndërtimore të grimcuara nga mjetet e punimit të tokës, plugje, disk, frezë dhe në fillim kishte ndodhur shpyllzimi, nivelimi me mjete gërmuese të makinerisë së rëndë duke shperndarë ato mbetje në një territor prej dhjetë dynymësh.Gjetëm mbetje gurësh, tullash, llaç gelqereje.

thumbnail (6).jpgthumbnail (1).jpg

"Torre di Scanderbeg" mendoj, pas pushtimit turk, pas rënies së Krujës(1478) ose Durresit(1501) ishte pushtuar dhe shndrruar në një "Kullë Nizami". Po të ishtë në hartë një "Castello di Scanderbeg" do të mendoja se hartografi italjan Cantelli kishte gabuar në vendosjen së “TORRE”-s e tij në Shllinza në vënd të asaj në Kepin e Rodonit rreth 10 km larg lumit Ishëm , e cila ka ende mure të pa rrëzuara. Aty për aty më lindi dyshimi: A ndodhej Skënderbeu në këtë Kullë, te rojat e tij bregdetare, kur sulltan Murati II kishte rrethuar Krujën për herë të dytë në 13 shtator v. 1450 kur dërgoi një delegacion prej disa vetash(lexo te Hist. Sk. Marin barlewti, botim i IV, perkth. S. Prifti,v. 2005, i përmirsuar pas çensurës të "akademikëve" komunistë v.1967, fq.246 (Skënderbeu) i kishte shpënë stremet,çaklat në Fushkuqe apo më sipër fq.215, ” këtej thonë se Skënderbeu kishte marrë me rrogë në atë luftë shumë nga ata që u ishin shtruar dhe shërbenin venedikasve në qytetet(si shkodrantë), kryporet(si ata më afër me Dalmacinë, banorët e Malsisë Madhe në Shllinza, kryporet në Fushkuqe), portet apo skelat (si i Shë Fada-it në përëndim të Shllinzave apo vete Shllinza apo porti i vetëm i Shqi-PAT-arit. Një libër i "qethur" bukur për një skenar filmi, bazuar te Barleti është edhe "Skënderbeu" i Alessandro Cutolo-v.1940 e ribotuar në v. 2018, kap. XVIII, fq.213)) mes tyre dhe katër shqiptar, luftarë të Skëndërbeut të kapur rob , për t`ë gjetur Skënderbeun për t`i  bër` një propozim Atij, që kundrejt një haraçi do  të hiqte rrethimin e Krujës e të lironte robërit e qytetarët e ngujuar në kështjellë”.

kull.jpg

        Pra, "gishti i madh" i Shllinzës me "Torre di Scanderbeg" me mbetje të tjera ndërtimore në maje të degëve gjire të shllinzës, kishin krijuar në mesjetë një qytet të vogël. Mendoj se zgjedhja e atij vëndi për të ndërtuar atë  “qytet”-krypore-skelë 4-5 km në jug të shtratit tradicional të  lumit Mat, ka qënë shmangia e rrezikut nga përmbytja e lumit, sigurimi I investimeve4  apo I qytetit . Në lindje ky “qytet” në një gji tjeter . kishte Gjin-Azesin me trojet e kishës së Shën Marisë. “Qyteti” duket se ishte një kopipejstë I qytetit në Kepin e Rodonit. Prandaj, histojanët nuk duhet ta presin me “thikë” vazhdimësinë historike Rodon-Fushkuqe.

        Por sulltani nga kjo humbje vdiq në fund të dhjetorit të këtij viti.Vitet 1451 deri më 1458, që fillojnë me martesën, marrjen e titullit "Atlet i Krishtit" më 11 shtator 1457  dhe përmbyllen me shpalljen e Skënderbeut mbret, janë dhe vitet më të bukura të Arbërisë këtu kishte ndërtesa për doganjerët, dokerët, marinarët, peshkatarët, magazinat për drithërat, vaj ulliri,venë,  lëkurat e regjura, leshin e larë,lëndën ndërtimore, etj., që eksportoheshin dhe këmbeheshin me klering, krypë që nxirrej në vënd apo vinte nga kryporet e tjera ytë bregdetit Adriatik.Për vendosjen e Skënderbeut në Fushkuqe ka shkruar prifti shkodran Marin Barleti(1450-1512).Në këtë "qytet me një "Kullë të Skënderbeut"(Kastriotët trashëguan pushtetin e Balshajve me anën e lidhjeve miqsore, politike dhe ushtarake), Skënderbeu u lind në Gurëz(sipas N. Veshtaj, shqiptaro-amerikan nga v. 1970, lexuar në një libër të dhuruar nga prifti i kishës ortodokse ku kishte shërbyer Fan Noli, librin ia kishte kërkuar H. Dosti që ishte drejtues i  "Vatrës"pas Nolit dhe nuk ia kishte kthyer ma.). Mendoj se Veshtaj këtë fakt e kishte marrë nga libri historik "L`Albanie et l`invasion turque au  XV siecle" i dr. Athanas Gegaj(1904-1988), ish-sekretar i Nolit përgjatë 25 vjetësh deri në v.1965 kur vdiq Noli. Me vdekjen e Kryetarit të "Vatrës", Gegaj fill largohet dhe shkon për të kaluar jetën që i kishte mbetur pranë vllezerve të tij në Santa Monica, ku edhe vdes në v. 1988. Për mua At Athanas Gegaj është historiani më i besueshëm për Histpororinë e Skënderbeut si edhe prifti i Tivarit i cili kishte marrë informacion për nga i vllai i tij,i cili shërbente si oficer në ushtrinë e Skënderbeut.Te prifti i Tivarit apo Anonimi i Tivarit ishin mbështetur edhe Barleti, edhe italiani Biemi.por nuk perjashtohet mundësia , se Veshtaj të ketë pasë në dorë edhe ndonjë kopje të revistës "HYLLI i DRITëS" ku ishte botuar "Fjalori toponomastik" i Don Nikoll Gazullit(1891-1946), në të cilin te shkronja "G"-Gurëzi, vendlindja e Gjergj Kastriotit (!!??). Këtë "zbulim" Veshtaj e lexoi në një fjalim para një tubimi shqiptarësh në ShBA, më 26 Nëndor 1996: "Skëndërbeu, u lind në Gurëz".

thumbnail.png

        Një vënd të rëndësishëm në veprimtarinë ekonomike e tregtare në veprat që janë shkruar për Skënderbeun dhe vendin e tij, zënë edhe "Kryporet e Shënkollit afër Gurëzit".Gegaj, te libri i tij, botuar postmortum nga familjarë të tij me titullin "Arbëria dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" v. 2003, fq.53, skjarime: "Petrela ose Petrella e vendosur jo larg Durrësit në një kodër . Sot ajo quhet Gurzi, prej nga vjen emri Petrella",përsëri,fq,96, skjarime shkruan se Petrela është Gurzi i ditëve tona, midis lumit Mat dhe Krujës në afërsi të detit. Petrela është përkthimi fjalë pëe fjalë i Gurzit .

Interesant janë edhe toponimet dhe hidronimet per rreth Gurëzit që mund të kenë prejardhja nga emervendi Petrela, si 1-Pet=Pat-oku, 2-rela=Rrela, nje hidronim degë e lumit Mat që përshkonte Fushkuqen e derdhej në lagunën e Patokut, ela, 3-El(k)a,(N)Egla,4- Alku, Zalli i  Gurëzit, si dhe 5-patronimi P.M. Rreli, banor i Gurëzit.

Edhe te libri i Dh. Frangut "Luftrat e turqve kundër Skënderbeut ",bot. v. 2000, fq. 9 shkruan:"Skënderbeu u bë zot i edhe i Kryporeve të Tij pranë San Nicolo della Pietra", pra Kryporeve të Shënkollit afër Gurëzit.

    Edhe te libri i Françesk Sansovinit "Historia e Pergjithshme e Prejardhjes dhe e sundimit të turqve ", përkthyer nga Gj. Shllaku, dorshkrim , fq. 4 shkruhet" : Prej nga çdo vjetë(Skënderbeu)kishte të ardhuna dyqindmijë dukatë tue llogaritë Kryporet e Shën Nikollës afër Gurit=Gurëzit, ku diktatori Çezar me dhandrrin e tij Pompeun kryeprijësin e romakve bani aq luftna mizore".

     Mendoj se Fusha e Gurzit me qëndër sot Fushkuqen përbën një objekt studimi të rëndësishëm për historinë mesjetare, për tri principatat kryesore: Balshajt, Topiajt dhe Kastriotët. Ky studim do t`i shërbente për mirë turizmit historik. Sot kjo kjo fushë paraqet kapitullin e pashkruar të historisë së Kastriotëve dhe  Skënderbeut. Historia e Kepit të Rodonit nuk mund të shkruhet pa historinë e Fushkuqes.. Ndoshta këtu ishtë ngjizja e pare e kumptit të shëjte  apo Sh` K.O.M.B. , që dha emrin Arbëri/Albani dhe Shqiperi nga Skela e Shë Fada – s në Patok , ë Shkopet, në (I) Peshkopi, në (Ipe)Shko/u/y/i/p, etj.. Nga Ili-Ada(=Ylli I Dritës), te Du-rrahiumi, Day-ti, Mer-Day, Deja, Mbas-Deyia, Vau I Dejës, Tau-lant, Day – Laç, Dau –la në Kurbin, (ndoshta) edhe Tir-ana si Dirr-ahy. Të gjitha me një emrues të madh të përbashkët me mjë ditë të madhe që Dai-të e Dheut shqiptar luftuan me një trimëri të rrallë kundër një perandorie të madhe . Shën Fada nëse nuk do të thotë Famulli e Durrësit, atëherë nuk kemi pse të trembëmi nga St. Fifth Day, nga Dita e V-të e javës, si një emër kishe në Durrës, Kurbin,, që iu dha emrin (i)bjeshkëve tona, Shqi-PET-arve dhe gjuhës së tyre (Epi)Shk/o/u/y/i/pe apo Shqipe nga më të vjetrat në botë, etj.

image004.jpgimage007.jpgimage005.jpg

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 15:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...