“Alles Walzer”, sonte në skenë me valset vjeneze

Premte, 28 December 2018 12:08

Artistët e Teatri të Operës dhe Baletit vijnë këtë mbrëmje me grand gala “Alles Walzer” në skenën e  Pallatit të Kongreseve. Mbrëmja vjen me një program të larmishëm, që prezanton forma të ndryshme të baletit (klasik, neoklasik dhe modern) dhe koreografitë e koreografit Renato Zanella, që bashkëpunon prej shumë vitesh me Vjenën. Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se Strauss dhe të tjerë kompozitorë vjenezë vijnë  në programin artistik. “Strauss dhe autorë të tjerë vjeneze, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e operës ndër vite, vijnë për ju në grand gala "Alles Walzer"”, shkruan teatri.

Ansambli i kërcimtarëve përbëhet nga balerinë të Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe nga solistë të tjerë që do të interpretojnë para publikut në mbrëmje me valsin vjenez. Në këtë mbrëmje do të prezantohen pjesë nga repertori muzikor i Mozart, Strauss dhe Lehar, në mënyrë që viti simbolik i marrëdhënieve mes Austrisë dhe Shqipërisë të mbyllet në një atmosferë të gëzuar vjeneze. Grand gala “Alles Walzer” ka sjellë në Tiranë dhe dirigjentin Claudio Bushler. Kalendari i këtij viti përfshiu 206 aktivitete për TOB. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se grand gala "Alles Walzer" përmbyll kalendarin e shfaqjeve për vitin 2018 si dhe vitin kulturor Austri- Shqipëri. Balloja vjeneze daton si traditë që në shekullin e XIV-të dhe arriti majën e shkëlqimit gjatë Kongresit të Vjenës, kongresi në të cilën morën pjesë gjithë shtetet dhe fuqitë Evropiane në përpjekje për të arritur një marrëveshje për një rend të ri në kontinentin e vjetër. Shtrati vjenez i përket shumë viteve më parë. Në një situatë që s’ka të ngjarë me Vjenën e sotme. Filli i tyre nis nga pjesë të shkurtra të muzikës qytetare të titulluara “lingler”

. Karakteri i tyre popullor, bënte që ato të ekzekutoheshin në restorante tipike vjeneze. Një ambient i tillë ishte vatër e gëzimit, ku nuk mund të mungonte muzika. Ishin pikërisht orkestrat e thjeshta vjeneze që luanin natyrshëm dhe pa partitura këto pjesë. Pjesë e këtyre familjeve ishte edhe ajo e Shtrausit, e cila këtë traditë e çoi më përpara. Këtu filloi edhe kultivimi i kësaj muzike. Sot më shumë se 400 ballo organizohen çdo vit në Vjenë me një numër vizitorësh më të madh se 500.000 vetësh. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...