“Salome”, rikthen në skenë me rolin e mbretëreshës Yllka Mujon

Premte, 29 Mars 2019 11:29

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" sjell në ditët e muajit prill dramën “Salome”, vepër shkruar nga Oscar Wilde. Vepra do të jetë në skenën e  teatrit premierë më datë 13 prill dhe vjen me regji nga Carlo Sciaccaluga. Puna për këtë dramë ka nisur prej disa ditësh dhe rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj të teatrit. Për dramën “Salome”, që do të jetë premierë në teatër aktorja Yllka Mujo vjen në rolin e mbretëreshës, Salome do të interpretohet nga aktorja Ermira Hysaj, Jokanan vjen e interpretuar nga aktori Vin Bejleri për të vijuar dhe me të tjerë emra që regjisori i ka bërë pjesë e kësaj drame. Një nga veprat që ka njohur suksesin në botë dhe në skenën tonë do të vijë nga regjisori Carlo Sciaccaluga, i cili dhe më parë ka qenë me veprat teatrore në këtë teatër. Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde provokon emocione tronditëse dhe rrënqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit. Ajo arrin deri aty sa të përkëdhel e puth me një pasion të shfrenuar kokën e prerë të Jokananit sa Herodi tmerrohet dhe urdhëron vrasjen e Salomesë. Vepra “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Por dhe Ricard Shtraus ka kompozuar një opera me të njëjtin titull. Po ashtu dhe aktori i njohur hollivudian Al Pacino ka realizuar një film të mrekullueshëm, por nuk kanë munguar dhe të tjera projekte me këtë vepër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...