Shqipëria në Venecia me “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”

Premte, 29 Mars 2019 11:31

Vepra e artistit Driant Zeneli “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, e kuruar nga Alicia Knock do të prezantohet në Bienalen e Venecias. Për këtë prezantim sot pasdite te “arTurbina” do të zhvillohet konferenca për Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit, edicioni i 58-të në Venecia, me pjesëmarrjen e ministres së Kulturës, Elva Margariti, artistit Driant Zeneli dhe kuratores Alicia Knock.

“Maybe the cosmos is not so extraordinary” (2019), është një video instilacion skulpturor i cili bazohet në një projekt multidisiplinar të titulluar “Beneath a surface there is just another surface”, i cili nisi në vitin 2015 në Metalurgjik, një kompleks industrial dystopian, në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Projekti dhe titulli i tij rrjedhin nga novela fanatastiko-shkencore “On the way to Epsilon Eridani” (1983) e shkruar nga fizikanti dhe shkrimtari shqiptar Arion Hysenbegas. Instalacioni zhvillohet nga një film me dy kanale, ngjarjet e të cilit zhvillohen në minierat e Bulqizës, një qytet në verilindje të vendit, ku, që nga viti 1918, është nxjerrë minerali i kromit. Kromi përbën një burim kryesor për zhvillimin industrial të Shqipërisë dhe bindesh me konfliktet ekonomike dhe politike në Jugun Global (Botën në Zhvillim). Filmi paraqet një grup adoleshentësh nga Bulqiza, të cilët zbulojnë një kapsulë kozmike e cila ndjek udhëtimin e kromit, nga nxjerrja dhe përpunimi i tij brenda fabrikës deri në eksportimin dhe shfrytëzimin e tij në mbarë botën. Në materialin përshkrues të veprës shpërndarë nga Ministria e Kulturës tregohet se ky udhëtim hapësinor "gjeopolitik" e kthen këtë mjedis industrial të errët dhe dramatik në një hapësirë ambivalente për kolaps dhe fluturim.

“Nëpërmjet rrëfimit binar, koreografisë së përpiktë të imazhit dhe zërit, fabrika funksionon jo vetëm si një hapësirë industriale apo qendër gjeopolitike, por edhe si një forcë vizualisht performuese. Nxjerrja e kromit shndërrohet në një imazh skulpturor hipnotik dhe, si pasojë, e tërë fabrika përkthehet në një instilacion të madh "paralel"  të dritës dhe zërit, i vulosur organikisht në muret e Arsenales. Në këtë hapësirë produktive dhe magjepsëse, Driant Zeneli synon të krijojë tension midis një realiteti shtypës në tokësor dhe një hapësire utopike të mundësisë dhe çlirimit. “Maybe the cosmos is not so extraordinary” përpiqet të zbulojë fizikisht aftësinë e të zakonshmes, madje edhe në qoshet e saj më të errëta, për të zgjeruar ekzistencën tonë”, thuhet në materialin e veprës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...