Albin Kurti: Thaçi është i vetmuar, Kuvendi të mos miratojë rezolutë për dialogun

Diel, 07 October 2018 19:29

Krerët  e shtetit u mblodhën të shtunën për të diskutuar mundësinë e harmonizimit të një Rezolute për Dialogun, në të cilën do të përfshihen pozita dhe opozita.

Një ditë pas kësaj ka reaguar i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti ka deklaruar se vështirë se ka mbetur ndonjë rezolutë e Kuvendit pa e shkelur Hashim Thaçi, si kryeministër apo president. Madje ai ka pyetur se pse do të ishte ndryshe me rezolutën e ardhshme?

Kurti ka thënë se Thaçi është i vetmuar  dhe se pas protestës së 29 shtatorit, Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin dhe se Kuvendi nuk duhet ta ndihmojë Thaçin me rezolutën që ai do ta bëjë llastik.

Postimi i plotë:

Dimri i vetmisë së madhe?

Dihet që Thaçi në ndërmarrjen e tij me Serbinë për “kompromis të dhimbshëm” mbi Kosovën, nuk ka mandat nga Kuvendi dhe e ka popullin kundër. Madje, ai nuk ka as platformë me parime për negociata dhe as ekip negociator. Është i vetmuar. Kështu duhet të ngelet, sepse vetëm kësisoj nuk do të ngjajë ai “kompromisi i dhimbshëm” i paralajmëruar. Thaçi medoemos synon një letër nga Kuvendi, një dokument nga Kuvendi, rezolutë apo çkado qoftë ajo, që mandej të vrapojë te Vuçiqi në Bruksel.

Vështirë se ka mbetur ndonjë rezolutë e Kuvendit pa e shkelur Thaçi si kryeministër apo president. Pse do të ishte ndryshe me rezolutën e ardhshme?! Thaçi do rezolutë pikërisht që të mund ta shkelë atë! Nëse “ligji është si llastiku”, rezoluta është aq më tepër e tillë. Kuvendi që njëmend mbron republikën e demokracinë do t’i bënte rezolutë denoncuese e kundërshtuese Thaçit për shkeljet që ai bëri këtë verë, e jo për vazhdimin e tyre në vjeshtë e dimër. Prandaj, shumë më e fuqishme është mungesa e rezolutës sesa ndonjë rezolutë e fuqishme.

Pas protestës së 29 shtatorit, Thaçi nuk mund të bëjë marëveshje me Vuçiqin. Kuvendi nuk duhet ta ndihmojë Thaçin me rezolutën që ai do ta bëjë llastik. Populli është me opozitën. Ai nuk i nënshtrohet një njeriu. Duhet të qëndrojmë. Dhe, Thaçin e pret dimri i vetmisë së madhe, pa një rezolutë që do shërbente si dhjami për arushën. Ndërkaq, për neve vjen pranvera, e cila nuk e pret dimrin të mbarojë. Kush qëndron, fiton.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...