Kancelarja e Gjermanisë Merkel i thotë JO propozimit të Serbisë për Kosovën

Hënë, 08 October 2018 10:21

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian David Mccallister ka kërkuar nga kancelarja gjermane që ta pranojë propozimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën, transmeton Koha.net.

Kështu shkruan sot gazeta e Beogradit "blic", duke u thirrur, siç thotë ajo, në burime diplomatike në Berlin. Sipas pohimeve të kësaj gazete, Mccallister është takuar me Angela Merkelin dhe ia ka paraqitur asaj propozimin e Beogradit.

"Ai ka thënë se duhet përkrahur marrëveshjen e dy palëve, përkatësisht se duhet përkrahur atë propozim të cilin Serbia është e gatshme ta pranojë. Kancelarja pa u hamendur e ka hedhur poshtë", thotë burimi i paidentifikuar.

Edhe pse pritej që Angela Merkel, si njëra nga liderët e botës që me Serbinë dhe me kryetarin e saj Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie të mira, se do ta përkrahte propozimin për ndryshim kufijsh në marrëveshje me dy palët, kjo nuk ka ndodhur, shkruan gazeta, transmeton Koha.net.

"Kancelarja nuk e ka asnjë probleme me vendin tuaj dhe me kreun shtetëror të saj, por është e vetëdijshme se ndryshimi i qëndrimit ose zbutja e tij do ta vinte në pozitë të palakmueshme Gjermaninë”, ka thënë burimi. Koha.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...