Aksidenti me 8 të vdekur në Serbi, mes tyre dy shqiptarë (Emrat)

E mërkurë, 10 October 2018 12:40

Ditën e djeshme disa persona humbën jetën në një autostradë në Serbi, ndërsa mes tyre ishin edhe dy shqiptarë të vdekur dhe dy të plagosur.

Mësohet se mes viktimave ishin edhe dy shqiptar nga Maqedonia janë Burim Dalipi 37 vjeç dhe Lulzim Rexhepi 36 vjeç, që të dy nga Kërçova. Ndërkohë po nga Maqedonia janë edhe dy fëmijët e lënduar, Ferat Dalipi, 16 vjeç dhe Fatlind Dalipi, 12 vjeç. Fëmijët e lënduar janë shtruar për shërim në spitalin në Jagodinë dhe Çuprija dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan Alsat.

Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë më herët kishte marrë konfirmimin më herët se dy shtetas maqedonas kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradës Nish-Beograd.

“Për momentin kemi një konfirmim telefonik nga policia në Jagodinë se për fat të keq dy qytetarë maqedonas janë vrarë në aksidentin e trafikut. Siç është edhe procedura e zakonshme, ne nuk i komunikojmë emrat e të vdekurve, vetëm se konfirmojmë çfarë ka ndodhur”, njoftojnë nga MPJ.

Sot në mëngjes në spitalin e Nishit ndërroi jetë edhe një person tjetër, i cili mbeti i aksidentuar gjatë ditës së djeshme, duke e çuar në 8 numrin e viktimave. Numri i të plagosurve në aksident ka arritur në 40 persona. Rreth 34 automjete dhe kamionë u përplasën mes tyre për shkak të mjegullës së dendur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...