Hoxhaj: Nëse BE nuk miraton ‘viza” nuk i besojmë më

E mërkurë, 10 October 2018 16:25

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një intervistë ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka theksuar se çështja kryesore tash është se si ti bindim disa nga kryeqytet kryesore të BE-së rreth kësaj çështje.

 “Tash e tutje varet kredibiliteti i BE-së ndaj Kosovës dmth sa është fer BE-ja ndaj Kosovës. Nëse nuk ka vendim në fund të vitit atëherë unë mendoj se nuk kemi asnjë arsye që ti besojmë BE-së për asnjë gjë”, tha Hoxhaj, duke theksuar se beson që në dhjetor do të ketë vendim pozitiv rreth këtij procesi.

Hoxhaj ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në PDK-së i cili zyrtarisht do të nis sot.

Ai ka theksuar se ende nuk dihet nëse do të ketë kandidatë të tjerë përpos Kadri Veselit për të parin e PDK-së.

“Besoj që mund ta dimë tek në dhjetor se a mund të ketë kandidatë të tjerë për të parin e PDK. Aktualisht do të kemi zgjedhje në nivel të nëndegëve, degëve, strukturat e partisë në nivel nëndegëve dhe degëve e tek pastaj mund të mbahet Konventa Zgjedhore e partisë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se gjatë verës janë anëtarësuar mbi 20 mijë të rinj dhe të reja në PDK.

Nënkryetari i PDK-së, ka shtuar se PDK duhet të hapet dhe të ndryshohet. “Qasja jonë është se PDK-ja duhet ta ketë një souftver të ri, PDK duhet të hapet dhe të ndryshohet”, tha Hoxhaj, duke theksuar se nuk ekziston asnjë problem në PDK

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...