×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kosovë, LDK-ja e gatshme për zgjedhje dhe e bindur se do të del fituese

Diel, 21 October 2018 09:18

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qëndruar në Deçan gjatë ditës së sotme ku ka takuar strukturat e degës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri falënderoi degën për angazhimin dhe kontributin e të gjithë veprimtarëve të LDK-së, pavarësisht specifikave të Deçanit.

Si në çdo takim edhe sonte, dialogu, ndryshimi i kufijve, formimi i Forcave të Armatosura, listat e fryra të veteranëve, veprimet e LDK-së dhe Grupit Parlamentar ishin temë kryesore e diskutimit.

Beqiri gjithashtu kërkoi mobilizim dhe aktivitet të shtuar të degës, sepse, siç tha ai, “tashmë LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale, të cilat LDK-në do ta nxjerrin fituese”.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, kërkoi nga të gjithë unitet dhe mobilizim pasi që, siç tha ai, “Kosovës i nevojitet LDK-ja në qeverisje”.

Deputetja Besa Gaxherri foli për lëvizjet e Grupit Parlamentar rreth mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie.

Hykmete Bajrami, deputete e Kuvendit të Kosovës, foli, siç raporton LDK përmes një komunikate për media, për “rrezikun që vendi është kanosur dhe për rrezikimin e partneritetit tonë me SHBA-të dhe shtetet e BE-së”.

Ndërsa, deputeti Armend Zemaj ka theksuar strategjitë punuese të Grupit Parlamentar, “shumë të suksesshme të cilat po reflektojnë pozitivitet dhe disponim të mirë në të gjitha strukturat dhe më gjerë”.

“Dega e LDK-së në Deçan, njëzëri kanë shprehur përkrahje ndaj të gjitha qëndrimeve të organeve të partisë dhe kanë ofruar mobilizim dhe shtim të aktiviteteve që shpejt LDK-ja të udhëheqë këtë vend”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...