Serbia ka manipuluar me kadastrat rreth kufirit

Diel, 21 October 2018 09:59

Ekskluzivisht në kadastër nuk do të mbështetet i gjithë procesi i demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka paralajmëruar Shpejtim Bulliqi. Ai druan se fqinji verior ka manipuluar me dokumentet kadastrale të Kosovës, të cilat i ka plaçkitur gjatë luftës.

Bulliqi ligjëron gjeografinë në Universitetin e Prishtinës dhe është kryetar i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror. Në mandatin e shkuar ai ishte deputet i LDK-së, parti që udhëhiqte Qeverinë. Megjithëkëtë, ishte një nga protagonistët që kundërshtonte Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, të nënshkruar nga Qeveria e atij mandati, shkruan sot Koha Ditore.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se me të drejtë ishte kritikuar marrëveshja e mbështetur vetëm në kadastër. Tash që pritet ta udhëheqë procesin e demarkacionit të kufirit me Serbinë, ka dhënë zotimin se gabimet e komisionit paraprak nuk do t’i bëjë. Sipas tij, në këtë proces do të përdoren të gjitha kriteret e njohura ndërkombëtarisht lidhur me demarkimet.

“Fakti që Serbia ka plaçkitur kadastrën e Kosovës mund të sjellë vështirësi, sepse mund ta ketë manipuluar, gjë që frikësohemi që veç e ka bërë këtë”, ka thënë ai. “Në asnjë rrethanë ne nuk duhet që t’i pranojmë ndryshimet e bëra nga Serbia gjatë kohës së okupimit dhe pas çlirimit të Kosovës, qofshin ato ndryshime në brendi të Kosovës apo edhe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, siç nuk duhet t’i pranojmë as mashtrimet potenciale të bëra nga Serbia ndaj faktorit ndërkombëtar, nëse veç i ka bërë ato gjatë Marrëveshjes teknike ushtarake në vitin 1999”.

Në këtë intervistë Bulliqi ka folur për përgatitjet që ka bërë deri tash Komisioni në lidhje me demarkacionin e kufirit me fqinjin verior, për pikat kontestuese të identifikuara deri tash e edhe për identifikimin e lokaliteteve që Kosova dhe Serbia i kishin shkëmbyer gjatë viteve 1947-1959. Ai edhe e ka përshkruar në pika të shkurtra se kah kalon kufiri i Kosovës me Serbinë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...