Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte vetëm të mira

Tuesday, 30 October 2018 11:03

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Sandor Pinter, ka pritur sot në takim ministren Dhurata Hoxha, me të cilën kanë diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ministri hungarez ka shprehur mbështetjen e tij të plotë pro liberalizimit, duke thënë se një gjë e tillë do të sillte vetëm gjëra pozitive, shkruan Gazeta Express.

Ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, u prit sot në takim në Budapest nga ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë, Sandor Pinter dhe me këtë rast theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.
 
Ministrja Hoxha e njohu nga afër me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, Pinter, në veçanti rreth plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave dhe njëherësh kërkoi mbështetje nga ai për këtë proces në mbledhjen e Këshillit të ministrave.
 
Lëvizja e lirë, do të shënonte një moment tepër të rëndësishëm për qytetarët tanë, ceku Ministrja Hoxha, duke vënë në pah uljen e jashtëzakonshme të migrimit ilegal në vitet e fundit, fushatën e suksesshme të informimin rreth rregullave për lëvizjen e lirë në shtetet e Shëngenit, si dhe anketave kredibile rreth përqindjes së ultë të të rinjve për migrim, janë faktor që do të ndikonin në vendimmarrje, nga ministrat gjegjës në Këshillin e Ministrave.
 
Ministri Pinter e falënderoi Ministren Hoxha për argumentet e parashtruara, duke vënë në spikamë, rëndësinë e përmbushjes së kritereve nga udhërrëfyesi, por edhe të faktit se Kosova është i vetmi vend në Evropë me kufizim të lëvizjes së lirë.
 
Ai e siguroi Ministren Hoxha se Hungaria, që nga fillimi i demokracisë, ishte krah qytetarëve të Kosovës, jo vetëm me njohjen e pavarësisë por edhe për integrim në organizatat ndërkombëtare. 

Pinter ritheksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të sillte vetëm të mira jo vetëm për Kosovën dhe rajonin por edhe më gjerë, duke rikonfirmuar mbështetjen e gjithanshme nga Hungaria.
 
Ne jemi zotuar, madje vlen si zotim konsensual i Republikës tonë, se rruga jonë pa alternativë është rruga integruese, theksoi Ministrja Hoxha. Në këtë fazë të zhvillimeve, me prioritet është liberalizimi i vizave, theksoi ajo, duke vënë në pah se Komisioni dhe Parlamenti Evropian e kanë rikonfirmuar përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...