Kosova merr mbështetje për vizat nga ministri hungarez

Tuesday, 30 October 2018 12:54

Ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim në Budapest nga ministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë, Sandor Pinter dhe me këtë rast theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

Ministrja Hoxha e njohu nga afër me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, ministrin Pinter, në veçanti rreth plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave dhe njëherësh kërkoi mbështetje nga ai për këtë proces në mbledhjen e Këshillit të ministrave.

Lëvizja e lirë, do të shënonte një moment tepër të rëndësishëm për qytetarët tanë, ceku Ministrja Hoxha, duke vënë në pah uljen e jashtëzakonshme të migrimit ilegal në vitet e fundit, fushatën e suksesshme të informimin rreth rregullave për lëvizjen e lirë në shtetet e Shëngenit, si dhe anketave kredibile rreth përqindjes së ultë të të rinjve për migrim, janë faktor që do të ndikonin në vendimmarrje, nga ministrat gjegjës në Këshillin e Ministrave.

Ministri Pinter e falënderoi Ministren Hoxha për argumentet e parashtruara, duke vënë në spikamë, rëndësinë e përmbushjes së kritereve nga udhërrëfyesi, por edhe të faktit se Kosova është i vetmi vend në Evropë me kufizim të lëvizjes së lirë.

 Ai e siguroi Ministren Hoxha se Hungaria, që nga fillimi i demokracisë, ishte krah qytetarëve të Kosovës, jo vetëm me njohjen e pavarësisë por edhe për integrim në organizatat ndërkombëtare. Pinter ritheksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të sillte vetëm të mira jo vetëm për Kosovën dhe rajonin por edhe më gjerë, duke rikonfirmuar mbështetjen e gjithanshme nga Hungaria.

 Ne jemi zotuar, madje vlen si zotim konsensual i Republikës tonë, se rruga jonë pa alternativë është rruga integruese, theksoi Ministrja Hoxha. Në këtë fazë të zhvillimeve, me prioritet është liberalizimi i vizave, theksoi ajo, duke vënë në pah se Komisioni dhe Parlamenti Evropian e kanë rikonfirmuar përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës për liberalizim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...