Nëse Thaçi nuk do të dëshmojë për gylenistët, do të merret me forcë

Premte, 30 November 2018 13:40

Emri i tij u përmend si personi që qëndronte prapa organizimit të deportimit të dhunshëm të datës 29 mars, e tash kur mbi këtë rast po tentohet të hidhet dritë, Presidenti Hashim Thaçi është duke i injoruar thirrjet e Komisionit Hetues. E për mos shkuarje, sipas Ligjit për Hetim parlamentar, Presidenti Thaçi mund të dërgohet edhe me forcë që të japë dëshminë.

Sot është bërë hera e dytë që Presidenti Hashim Thaçi nuk po i përgjigjet thirrjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin deportimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova për në Turqi, që ndodhi në mars të këtij viti.

Vetë kryetari i Komisionit Hetimor për Gjashtë Gylenistët, Xhelal Sveçla, pati thënë se personat/zyrtarët që nuk i përgjigjen thirrjes së Komisionit për të dhënë dëshmi, mund të sillen me dhunë, me vendim gjyqësor.

“Me ligj, të gjithë janë të obliguar të vijnë të dëshmojnë para Komisionit Hetimor për Gylenistët. Nëse ndodhë e kundërta dhe ata nuk vijnë të dëshmojnë, ne do t’i drejtohemi Gjykatës dhe të sillen me dhunë, me vendim gjyqësor”, pati thënë Sveçla për Gazetën Express, ku e pati potencuar se edhe Presidenti është i thirrur të japë dëshmi.

Më 26 nëntor, mbledhja e komisionit dështoi pasi që mungonin të dy krerët e shtetit, të cilët nuk u paraqitën në komision për të raportuar.

Presidenti Thaçi nuk u paraqit të hënën, pasi që gjendet për vizitë në SHBA, ndërsa Kryeministri Haradinaj, mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Sot, dëshmi dha vetëm Kryeministri Ramush Haradinaj, e Presidenti Thaçi sërish mungoi.

Sipas informacioneve që i ka Gazeta Express, Presidenti Thaçi do të thirret sërish të hënën të japë dëshminë e tij lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Por, sipas Ligjit për Hetim Parlamentar, neni 20, pika 1 dhe 3, thotë se dëshmitarët ftohen nga anëtarët e Komisionit, dhe dëshmitari i thirrur është i obliguar t’i përgjigjet pyetjeve të komisionit.

E neni 13 i këtij Ligji, ku flitet për të drejtat dhe detyrat e Komisionit gjatë fazës së hetimeve, pika 1.3, thotë se Komisioni ka të drejtë të urdhërojë sjelljen e detyrueshme të personave që i thërrasin të japin dëshmi para komisionit.

Komisioni Hetimor, sipas ligjit, ka të drejtë të thërras bartësit e funksioneve publike të japin dëshmi para tyre, të thërras personat të tjerë fizik dhe juridik, të ketë qasje të pakufizuar në të gjitha dokumentet zyrtare, të kërkojë dhe të ngritë prova dhe disa kompetenca të tjra të plota që u ndihmojnë atyre rreth një hetimi.

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj që prej se Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u dëbuan dhunshëm nga territori i Republikës së Kosovës, me kërkesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Për shkak të këtij akti, më vonë pati edhe shkarkime të ministrave, por edhe ngritje në pozita të detyrës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefajn dhe shefin e AKI’së, Driton Gashin, dhe dënimi institucional për deportimin e tyre mbeti me kaq.

Duke qenë se Shpend Maxhuni në atë kohë ishte Drejtor i Policisë së Kosovës, dhe u dyshua se kishte informata për këtë operacion, ai nuk u shkarkua por u ngrit në detyrë.

Një muaj pas deportimit të turqve Shpend Maxhuni u shpërblye me detyrën e Shefit të AKI’së.

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 14:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...