Taksa 100 për qind e sjell Johannes Hahnin në Kosovë, takimet

Premte, 30 November 2018 14:44

Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor, do ta vizitojë Prishtinën, me ç'rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për t’u vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian. “Komisioneri Johannes Hahn do të jetë në Kosovë më 3 dhjetor. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe nënvizon nevojën për t'u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimeve që Kosova dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë zotuar”, thuhen në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë “Zërit”.

Komisioneri do të takohet me presidentin Thaçi, kryetarin e Kuvendit Veseli, anëtarët e Qeverisë përfshirë kryeministrin Haradinaj, si dhe anëtarët e opozitës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...