Kosova, taksë 100% edhe brendeve ndërkombëtare që vijnë nga Serbia

Premte, 28 December 2018 13:47

Prej sot në Kosovë nuk do të mund; të hyjë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind asnjë lloj malli nga Serbia, pavarësisht vendit të origjinës.

Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë pas kërkesës të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në mënyrë që masa prej 100 për qind t'i trajtojë njëlloj të gjitha kompanitë.

Ministri Shala u shpreh se kanë sugjerim nga të gjithë miqtë që të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë.  "MTI dëshiron që të jetë e barabartë për të gjitha kompanitë, për këtë MTI kërkon heqjen e listës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019", tha ai.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ajo që është e papranueshme është letra e kryeministres serbe, Ana Bernabiq, e cila kërkon që vendet që kanë njohur Kosovën ta tërheqin njohjen. Sipas tij, kjo është e papranueshme.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 13:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...