Zgjedhja e presidentit në Maqedoni, biznesmeni shqiptar kandidat i mundshëm i mazhorancës

Premte, 04 Janar 2019 22:57

Paralelisht me përpjekjet për të miratuar në Kuvend fazën e fundit të Marrëveshjes së Prespës, partitë politike në Maqedoni kanë nisur fushatën për të gjetur kandidatët për postin e presidentit. Pas 10 vitesh, Gjeorge Ivanov nuk do të jetë më president i Maqedonisë.

Data për zgjedhjet do të përcaktohet në fillim të muajt shkurt, ndërkohë që parashikohet që procesi të zhvillohet në fund të marsit ose në fillim të prillit, pasi mandati i Ivanov përfundon në maj.

Kryeministri Zoran Zaev  është duke diskutuar me LSDM-në dhe partitë aleate për kandidatët e mundshëm të kësaj partie. Midis të tjerëve, përflitet edhe emri i shqiptarit Imer Selmanit.

Selmani është figurë shumë e njohur në Maqedoni pasi ka mbajtur më parë postin e zv/kryeministrit dhe të ministrit të Shëndetësisë. Ai ishte edhe kandidat për president në vitin 2009-të, por nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.

Gjithsesi, situata paraqitet ndryshe në 2019-ën, për shkak se Selmani konsiderohet mik i afërt i kryeministrit Zaev. Edhe përpara firmosje së Marrëveshjes së Prespës, ai ka deklaruar se Greqia nuk mund të shkelë mbi identitetin e qytetarëve të Maqedonisë.

Vitet e fundit, Imer Selmani është fokusuar kryesisht në fushën e biznesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...