Eliot Engel, miku i shqiptarëve, në krye të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Kongres

Saturday, 05 Janar 2019 16:12

Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, e ky po cilësohet si lajm mjaft i mirë për Kosovën.

Analistët vlerësojnë se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një politikë stabile dhe nuk varet shumë prej personaliteteve që zgjidhen atje, por për çdo rast, caktimi i Engelit në këtë pozicion po shihet si sinjal i interesimit të Amerikës për Kosovën.

Ndërkohë shtypi kosovar pretendon se presidenti francez Emmanuel Macron po kërkon të përfshihet në dialogun për një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë.

Macron i ka dërguar sipas të njëjtave burime, një letër kreut të shtetit serb Aleksandar Vuçiç ku kërkon të jetë pjesë e nismës me qëllim siç thotë, stabilizimin e Ballkanit perëndimor e ku shprehet se i mbështet përpjekjet e Beogradit për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe gjithëpërfshirëse.

Modifikuar më Saturday, 05 Janar 2019 16:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...