Haradinaj: Po bëhet një fushatë për të hequr taksën ndaj Serbisë, nuk do ta lejoj

Saturday, 12 Janar 2019 15:41

Ramush Haradinaj kryeministri i Kosovës ka komentuar sërish vendimin e Qeverisë së tij për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Në lidhje me këtë taksë Haradinaj u shpreh se sheh se ka nisur një fushatë për ta dëmtuar vendosjen e taksës. Madje, Haradinaj ka deklaruar se e di edhe prej nga po vjen kjo fushatë.

Por ai ka theksuar më tej se këtë gjë nuk do ta lejojë. “Pra është një fushatë qysh me tregu se taksa nuk është bash qashtu, u bo për do qëllime tjera. Pra ja ka nis njëfarë fushate, ne dimë prej nga vjen. Çka do që hyn në Kosovë, ne kemi Doganë në krejt vendin, pos nëse e qesin në shpinë e atë s’kemi qysh me ua ndalu… po na e dimë prej nga vjen, çka vjen… nuk hyn mall as i Rusisë, as i dikujt tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Modifikuar më Saturday, 12 Janar 2019 15:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...