Ndryshimi i emrit, Zaev mesazh Athinës: Le të ndërtojmë miqësinë e re

Saturday, 12 Janar 2019 20:44

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i kërkoi të shtunën Greqisë që t’i japë fund mosmarrëveshjes së hershme mes dy vendeve duke ratifikuar marrëveshjen për emrin e ri të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Kam një mesazh të rëndësishëm për miqtë tanë grekë. Parlamenti jonë e gjeti forcën. Nuk ishte e lehtë. Ne e morëm këtë vendim me shpresë tek e ardhmja. Por, unë jam i sigurt se edhe Parlamenti grek do të gjejë forcën për ta marrë vendimin. Qytetarët tanë kanë rëndësi. Ne do të fitojmë një mik dhe Greqia do të fitojë po ashtu një mik të ri, Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Zaev.

81 nga 120 deputetët e Parlamentit të Maqedonisë mbështetën ndryshimin e emrit. Shumica prej dy të tretash u arrit pas negociatave me opozitën shqiptare, amendamentet e të cilave u pranuan nga Zaev.

Tani, Zoran Zaev i ka drejtuar sytë nga homologu i tij grek, Alexis Tsipras, që edhe do të vulosë marrëveshjen e arritur vitin e shkuar: “Ne po shkruajmë historinë dhe kemi hapur një faqe të re drejt të ardhmes sonë. Të krijojmë një realitet të ri, një perspektivë të re për Maqedoninë e Veriut, një vend që i përket familjes evropiane dhe NATO-s”.

Vetëm pak pas votimit në Parlamentin e Maqedonisë, Tsipras i telefonoi homologut të tij duke e përgëzuar për suksesin në perfundimin e këtij procesi. “Brenda 10 ditësh, nëse gjithçka do të shkojë mirë, ne do të votojmë”, tha Tsipras të premten në mbrëmje. Ndërsa arkitekti i palës greke në marrëveshjen për emrin, ish-ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, shkruante në llogarinë e tij në Twitter: “Maqedonia e Veriut, mirëseerdhe në jetën tonë”.

Sidoqoftë, ndërsa Shkupi e përmbushi pjesën e tij, topi tani i kalon Athinës dhe këtu loja nuk do të jetë aspak e lehtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...