1990/Dhuna ndaj studentëve në ditët e lëvizjes studentore

Diel, 09 December 2018 17:38
Dhjetor 1990. Foto Roland Tasho Dhjetor 1990. Foto Roland Tasho

Gjatë lëvizjes studentore (8-12 dhjetor 1990), forcat policisë përdorën dhunën ndaj studentëve kur lëvizja e tyre u zhvendos nga universiteti në rrugët e Tiranës. Ky fakt evidentohet në kërkesat e tyre, si dhe del në takimin e përfaqësisë së studentëve me kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, RamizAlia, më 11 dhjetor 1990. Disa nga kërkesat e studentëve të paraqitura në mitingun e madh të mbajtur në “Qytetin Studenti”, ishin:

-Kërkojmë fajtorët të cilët dhanë urdhër të përdoret dhuna mbi studentët. Kërkojmë që ata të gjykohen para Qytetit Studenti.

-Kërkojmë të krijohet një komision prej studentësh dhe mjekësh për të verifikuar gjendjen e studentëve të plagosur.

-Kërkojmë pluralizëm politik si shkalla më e lartë e demokracisë së sotme. Si pasojë:

-Të lejohet krijimi i Organizatës së Pavarur Demokratike të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj, statuti i së cilës do të paraqitet për legalizim në Ministrinë e Drejtësisë.

-Duam që kjo organizatë të ketë deputetët e vet në Kuvendin Popullor.

-Kërkojmë liri të shtypit dhe të fjalës, pa censurë.

-Kërkojmë të sqarohet opinioni publik mbi të vërtetën e lëvizjes studentore.

U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve, personaliteteve, të gjithë atyre që duan Shqipërinë, të mbështesin kërkesat tona dhe të bashkohen me ne.

Qyteti Studenti më 10.12.1990

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...