Hakerat sulmojnë politikanët gjermanë - edhe Merkel e prekur

Premte, 04 Janar 2019 14:29

Hakerat kanë sulmuar të dhënat e qindra politikanëve. E prekur është edhe Angela Merkel dhe të gjitha partitë. Përveç AfD-së. Të dhënat janë publikuar në internet.

Ministrja e Drejtësisë Katharina Barley flet për sulme "të rënda". Media e parë që ka raportuar për këtë ngjarje është Rbb, ku thuhet se hakerat kanë sulmuar të dhënat e politikanëve dhe të artistëve, si telefona celularë, chat-e private, adresa dhe dokumente të tjera, të cilat më pas janë publikuar. Ato janë publikuar së pari në një llogari Twitter-i, e cila për një kohë të gjatë ka mbetur e pazbuluar. Të prekur janë politikanë nga të gjitha partitë në Bundestag, përveç partisë populiste të djathtë "Alternativa për Gjermani" (AfD). Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) është ndër personat e sulmuar nga hakerat, shkruan gazeta "Bild". Thuhet se ndër dokumentet e kapura nga hakerat janë një numër faksi, një adresë e e-mailit dhe shumë letra, që ka dërguar kancelarja apo i janë dërguar asaj. Deri tani nuk dihet saktë sa të ndjeshme janë të dhënat e sulmuara. Por flitet se në mesin e dokumenteve të kapuara janë edhe të dhëna nga xhirollogaritë. Gazeta "Bild" thotë se ndër personat e prekur më së shumti janë ekologjisti Robert Habeck, sekratari i përgjithshëm i SPD-së Lars Klingbeil dhe ish-shefi i SPD-së Sigmar Gabriel.

"Tentativa për dëmtimin e demokracisë!"

Barley thotë se "Iniciatorët kanë dashur të dëmtojnë besueshëmrinë tonë ndaj demokracisë dhe institucioneve." Politikania e CDU-së kërkon hetime të shpejta dhe zbulimin e sfondit të mundshëm politik të këtyre sulmeve. Deri tani nuk dihet se kush është përgjegjës për këto sulme dhe cilat janë qëllimet e publikimit të të dhënave personale. Ndër të dhënat e publikuara janë edhe numrat e telefonave, si dhe dokumentat me të cilat politikanët kanë konkurruar në kongreset e partive të tyre për ndonjë post. Këto sulme janë vlerësuar me shumë seriozitet nga të gjitha grupet parlamentare. Ato menjëherë kanë filluar hetimet të berdëshme. Të prekur janë jo vetëm politikanët në federatë, por edhe ata lokalë dhe artistë. Rbb njofton se sipas të dhënave të deritanishme, nuk është publikuar ndonjë informacion tepër i ndjeshëm. Por publikimi i të dhënave private ka shaktuar dëme të mëdha.

Twitter është publikuar në kohën e Krishtlindjeve

Rbb shkruan se pronari i llogarisë në Twitter, nga i cili janë përhapur përmes këtij rrjeti, ka shkruar edhe vet për çështje si Security Researching, Artistë, Satira apo Ironia. Mendohet se pronari i llogarisë në Twitter ndodhet në Hamburg. Ndërsa të dhënat e para duket se janë botuar që në kohën e Krishtlindjeve, por askush nuk i ka vënë re ato deri të enjten (03.01) në mbrëmje.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...