Përmbytjet në Venecia, pritet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

E Enjte, 14 November 2019 15:12

Italia pritet të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në Venecia, pasi qyteti italian u përfshi nga nivele të larta të ujit prej 1.87 metrash.

Uji përmbyti edhe  bazilikën historike të qytetit, bazilikën e Shën Pjetrit, dhe ndërpreu energjinë elektrike në banesa.

Më shumë se 80% e qytetit, një vend i trashëgimisë botërore në Unesco, ndodhet nën ujë pas baticave.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i përshkroi përmbytjen si një goditje në zemrën e vendit.

Ai tha se qeveria do të përshpejtojë ndërtimin e strukturave mbrojtëse për qytetin, duke iu referuar posaçërisht të ashtuquajturit projekti Mose, një sistem pengesash hidraulike që mbyllin lagunën në rast të rritjes së niveleve të detit dhe stuhive të dimrit.

Kryeministri pritet të njoftojë masat e emergjencës më vonë.

Kjo vjen pasi paralajmërohet se batica do vazhdojë të mbetet e lartë në ditët në vijim, megjithëse niveli nuk pritet të tejkalojë lartësinë 130 cm.

Kryetari i Komunës së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimin e klimës për nivelin më të lartë të ujit në qytet në më shumë se 50 vjet.

Ai shtoi se ndikimi i përmbytjeve në qytet është i madhe dhe se do linte një shenjë të përhershme.

Sheshi i Shën Markut, një nga pjesët më të ulëta të qytetit, është një nga zonat më të goditura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...