Papa i bën thirrje kompanive të teknologjisë për sigurinë e fëmijëve

E Enjte, 14 November 2019 15:29

Papa Françesku tha se drejtuesit e kompanive të teknologjisë dhe investitorët, duhet të fajësohen, nëse ata vendosin në rend të parë përfitimet financiare dhe jo mbrojtjen e fëmijëve, përfshirë edhe qasjen e lehtë në pornografinë në internet.

Papa i bëri deklaratat në hapje të një konference në Vatikan me temën “Promovimi digjital i dinjitetit të fëmijëve”, që bëri bashkë kompanitë e mëdha si Apple, Google, Microsoft dhe Facebook, si dhe grupet e mbrojtjes së fëmijëve, dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Papa Françesku u bëri thirrje inxhinierëve të fuqizojnë mënyrat e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe algoritmeve për të mbrojtur fëmijët në internet. Ai tha se ata duhet të ndihen “personalisht përgjegjës për ndërtimin e së ardhmes së fëmijëve”.

“Kompanitë që ofrojnë shërbime interneti prej kohësh e konsiderojnë veten vetëm si furnizues të thjeshtë të platformave teknologjike, dhe jo përgjegjës moral apo ligjor për mënyrën e përdorimit të tyre”, tha Françesku.

Sipas tij “përvoja e dhimbshme dhe tragjike” e Kishës me krizën e saj të abuzimeve seksuale, i dha asaj një detyrë “t’iu qaset këtyre çështjeve me një vizion afatgjatë”.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia i bën thirrje kompanisë “Facebook” të pezullojë planet për të koduar shërbimin e tij të mesazheve, duke thënë se kjo do të pengojë në luftën kundër abuzimit të fëmijëve dhe terrorizmit.

Abuzuesit e fëmijëve kanë përdorur gjithnjë e më shumë aplikacionet për mesazhe për të shënjestruar viktimat e tyre dhe për të shkëmbyer imazhe dhe video. Numri i imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve është rritur nga mijëra në dhjetëra miliona në vetëm disa vite.

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, u shpreh optimist se Facebook do të jetë në gjendje të identifikojë abuzuesit e fëmijëve me të njëjtat mjete që përdori për të luftuar ndërhyrjet në zgjedhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...