Nisin përplasjet për krijimin e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Premte, 03 Janar 2020 16:47

Për partinë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është kontestues zgjedhja e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, propozim i VMRO DPMNE-së në kuadër të qeverisë teknike, e cila duhet të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Duket paradoksale tani heshtja e BDI ndaj zgjedhjes së Naqe Çulevit, ministër i Punëve të Brendshëm, i cili gjatë konfliktit në Lagjen e Trimave ka qenë Drejtor i Agjencisë për Zbulim, ndërkohë që kjo parti ishte shprehur e shqetësuar në maj të 2019-tës, kur Erold Musliu u zgjodh Drejtor i Agjencisë për Zbulim, për herë të parë si shqiptarë në këtë pozitë vetëm pse ai paraprakisht kishte punuar në kabinetin e ish-presidentit Gjorge Ivanov, gjatë ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“BDI vlerëson se pa u ndriçuar deri në fund ngjarjet e Kumanovës asnjë njeri që ka qenë pjesë e shërbimit të Ivanovit nuk duhet të jetë në krye të institucioneve sensitive”, pati deklaruar për mediat zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, më 23 maj 2019.

Por tani integristët nuk reagojnë njëjtë edhe për Naqe Çulevin, i cili gjatë konfliktit në Lagjen e Trimave ka qenë Drejtor i Agjencisë për Zbulim. Nga BDI tani arsyetohen se po të ishte pranuar kërkesa e tyre për Musliun, tani do të kishte vlejtur për të gjithë.

“Rastin e Kumanovës duhet të ja lëmë hetimit ndërkombëtar ta thotë të vërtetën. Kurse sa i takon qëndrimit tonë, ka qenë qëndrim parimor ndaj institucionit e jo personal, por për fat të keq nuk u pranua asokohe si parim që do të vlente për të gjithë”, tha Bujar Osmani për TV21.

Osmani nuk pranoi të përgjigjet direkt nëse BDI është pro apo kundër emërimit të Çulevit për ministër të Brendshëm teknik. E Erolld Musliu, drejtori aktual i Agjencisë së Zbulimit, në kohën kur BDI kundërshtoi emrin e tij, i pat thënë TV21 se ka qenë pikërisht Naqe Çulev që e kishte anashkaluar atë në mbledhjen e të dhënave për ngjarjet e Kumanovës

“Nuk e di se cili ka qenë qëllimi i drejtorit të atëhershëm të më anashkalojnë nga procesi i përmbledhjes së informacioneve, është një gabim në procedura dhe kjo punë do të zbërthehet së shpejti”, pati deklaruar Musliu për TV21 më 24 maj 2019.

Për këtë anashkalim Musliu sot i tha TV21 se është investiguar brenda Agjencisë së Zbulimit, por nuk pranon të tregojë nëse Naqe Çulev është kredibil për ta mbajtur postin e ministrit të Brendshëm në 100 ditët e ardhshme.

“Deklarata ime është e qartë. Ashtu siç premtova dhe përcaktova para vetes dhe stafi drejtues, ne punuam dhe kryem një obligim. Investigimi i brendshëm për disa raste të së kaluarës jo aq të largët në Agjencinë e zbulimit mbaroi. Pas kësaj, kemi informuar organet kompetente”, thotë Erolld Musliu, drejtor aktual i Agjencisë për Zbulim.

Partneri qeverisës i BDI-së, Lidhja Socialdemokrate tashmë e ka pranuar nominimin e Naqe Çulevit, ndonëse janë të vetëdijshëm se ai ka qenë drejtor i Zbulimit gjatë ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave e për këtë thonë se do të ketë implikime.

“Kjo hipotekë do të ketë implikime negative në publik por edhe tek të punësuarit në MPB. LSDM shpreh keqardhje që te VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. Mickoski edhe përmes kësaj zgjidhjeje për nominimin e tij, përpiqet ta kthejë vendin prapa, në ditët e konfrontimeve serioze të brendshme”, thonë nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Postin e Drejtorit të Agjencisë për Zbulim, Çulev, e ka mbajtur nga 2013-ta deri në 2017-n. Më pas deri në 2019-n ai ka qenë ndihmës gjeneral i drejtorit të Agjencisë për Zbulim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...