Indi/ Elefantët sulmojnë kampin e refugjatëve “Rohingya"

Premte, 04 May 2018 18:24

 Një elefant i egër ka sulmuar kampin më të madh dhe më të dendur të refugjatëve në botë atë të Bangladeshit.

Ndonëse nuk pati asnjë viktimë sulme të tilla janë bërë të zakonshme në këtë kamp ku 700 mijë njerëz janë strehuar për t’i shpëtuar dhunës, që ky grup etnik mysliman pëson në vendin e tij, Mianmar.

12 persona janë vrarë nga elefantët e egër, që kur nisi kriza dhe për pasojë fluksi i refugjatëve “Rohingya” drejt Bangladeshit, vitin e shkuar.

Vetëm brenda pak muajve, kampi i refugjatëve është zgjeruar jashtë çdo parashikimi dhe mbërritja e njerëzve pengon një prej rrugëve migratore të elefantëve të egër. Këta të fundit nuk reagojnë aspak mirë kur gjejnë rrugën e zënë dhe, veç viktimave, kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe prona të tjera.

Ndërsa nuk po bëhet asgjë për zgjidhjen e krizës së “Rohingya”-ve dhe kthimin e tyre në Mianmar, zyrtarë të OKB-së në terren thanë se mundësia e vetme që ata kanë është të vendosin roje që të paralajmërojnë afrimin e elefantëve dhe çfarë pason është në dorën e fatit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...