Dënohet banda shqiptare e drogës në Finlandë për drogë

Premte, 04 May 2018 18:10

Gjashtë shqiptarë janë dënuar nga Gjykata e Esbo në Finlandë për trafik droge, armëmbajtje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas akuzës, banda e shqiptarëve trafikoi kanabis dhe kokainë nga Suedia në Finlandë në pranverën e vitit 2017.

Besnik Shehu u dënua me 9 vite burgim, më shumë nga të gjithë anëtarët e tjerë të grupit. Ai akuzohej për posedim të 16.5 kilogramëve kanabis dhe 2.7 kg kokainë.

Tjetër shqiptar i dënuar është Albano Dzurkova, ndaj të cilit Gjykata dha vendim 7 vite burgim për posedim të 16.5 kg kanabis dhe 3.6 kg kokainë.

Ai akuzohej edhe për armëmbajtje, por përfitoi ulje të dënimit sepse bashkëpunoi me autoritetet gjatë hetimit.

Xhildo Kolaj u dënua me 4.6 vite burgim për posedimin e 16.5 kilogramëve kokainë dhe 200 gramë kokainë, si edhe për armëmbajtje. Edhe Kolaj bashkëpunoi me hetuesit duke përfituar ulje dënimi.

Ndërsa tre shqiptarët e tjerë janë me rreth dy vite burgim, ndërsa mediat finlandeze nuk i kanë bërë me dije emrat e tyre. Një tjetër person u la i lirë pasi gjykata rrëzoi akuzat ndaj tij. Grupi i shqiptarëve u dënua gjithashtu edhe me gjobë prej 234 mijë Euro kompensim ndaj shtetit.

Javën e kaluar, Policia e Finlandës publikoi statistikat ku theksohej një rritje e numrit të grupeve kriminale shqiptare në vend. Sipas policisë, grupet e shqiptarëve janë të armatosura dhe profesioniste.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 18:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...