Horoskopi ditor, 9 qershor 2018

Saturday, 09 June 2018 08:13

Dashi
Nuk është e thjeshtë të ruash përqendrimin tek çështjet më urgjente, nëse nuk do t’ua ktheni me një “jo” strategjike atyre që do t’ju kërkojnë ndihmë. Përkushtojini më shumë kohë vetes dhe pasioneve që keni dhe shijoni gjërat e vogla që ju ofron jeta.

Demi
Keni nevojë për një ndryshim ambienti që ju rikthen entuziazmin ideve të reja që keni, për të mos humbur gjallërinë dhe entuziazmin që ju shquan nga të tjerët. Më në fund erdhi një ditë e qetë, pikërisht ajo që ju duhet për të qëndruar më shumë me të dashurit tuaj.

Binjakët
Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione pa arsye. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themelet mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.

Gaforrja
Duke mos u dashur të zgjoheni herët për të shkuar në punë, mund rrini të qetë dhe të mos lodheni shumë. Keni nevojë për të pushuar pak. Por nëse bie alarmi i orës, pasi edhe sot ju thërret detyra, mendoni të pini një kafe të mirë dhe do të merrni zemër.

Luani
Të favorizuar nga Saturni, zgjidhja e një çështjeje që ju shqetësonte do të jetë e thjeshtë, sepse jeni të fortë nga besimi që ju japin shumë persona. Duke mundur të merrni nën kontroll situatën, do të keni çdo gjë nën vëzhgim dhe do të qëndroni vigjilentë.

Virgjëresha
Keni zbuluar te personin e dashur një anë, ekzistencën e së cilës e keni shpërfillur? Nuk ka problem, do të shërbejë për ta bërë marrëdhënien tuaj në çift më të plotë. Gjatë kësaj periudhë jeni shumë të shpërqendruar, tregohuni të vëmendshëm, nëse do të angazhoheni në atë që bëni.

Peshorja
Hëna është në harmoni me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.

Akrepi
Në vend që të rrini i ngulitur tek telefoni dhe rrjetet sociale, vendosni të dilni. Nëse doni, mund bëni një takim romantik, apo thjesht mund të argëtoheni pak. Raste do të keni, por ndoshta ju mungon perceptimi për t’i vënë në pah në kohën e duhur.

Shigjetari
Pozicionimi i Hënës në lidhje me Plutonin bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaloni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por pashmangshmërisht, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.

Bricjapi
Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd. Ai që ka rëndësi është integriteti juaj.

Ujori
Të mbështetur nga Hëna, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin tuaj, edhe pas një zënkë të vockël, sepse të grindeni nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës, për ju dashuria vjen para çdo gjëje.

Peshqit
Po mendoni sesi ta bëni sa më të veçantë festën e ditëlindjes? Fillimisht mendoni për menynë dhe mbi të gjitha për tortën! Shpresoni të merrni një dhuratë të rëndësishme, por për të qenë të sigurt hidhjani si fjalë larg e larg të tjerëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Sport

Trajneri i Torpedos: Kukësi ankohet kot, edhe dy lojtarë tanët nuk morën viza

Kukësi u ankua për mënyrën se si gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit i pritën gjatë takimit të javës së kaluar, ndërsa vunë theksin edhe te mospajisja me vizë e dy futbollistëve...

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Globi

Sjellja misterioze e satelitit rus ngre alarm në SHBA

Një satelit misterioz rus që shfaq "sjellje shumë anormale" ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. "Ne nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe...

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Globi

Shpërthim i fortë dhe zjarr në një metro të Moskë

Një zhurmë e fuqishme e pasuar nga një zjarr, shkaktoi vonesa në metronë e Moskës të mërkurën, ndërsa incidenti u filmua nga pasagjerët e metrosë. Incidenti ndodhi në stacionin Avtozavodskaya në...