Horoskopi për ditën e sotme

Saturday, 24 November 2018 08:52

Dita e nesërme nuk pritet të jetë aspak e mirë, prandaj për disa shenja të Horoskopit këshillohet që të bëjnë shumë kujdes.

Horoskopi i ditës së shtunë, 24 nëntor:

Dashi-Përpara se të merrni një borxh, vlerësojini mirë financat tuaja. Qëndroni mënjanë nëse bashkëfolësit tuaj nuk kënaqen nga ajo që thoni.

Demi-Do të përjetoni zhgënjime. Marsi do t’ju bëjë që të besoni gjëra që nuk ekzistojnë. Bëni kujdes me lidhjet ekstra.

Binjakët-Sot mund të jeni në qendër të thashethemeve dhe të kritikave. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm për arsyet tuaja dhe të tërhiqeni në rrugën tuaj.

Gaforrja-Shpeshherë jeni tendenciozë dhe çdo gjë që thuhet e merrni në aspektin personal. Kujdesuni më shumë për veten dhe interesat tuaja.

Luani-Jepini kohë kohës dhe do të shiheni se një person që nuk besonte te ju, së shpejti do t’ju kontaktojë dhe për këtë do të ndiheni të lumtur.

Virgjëresha-Venera do t’ju japë bukurinë dhe tërheqjen e nevojshme për t’ju bërë rrezëllitës përpara personit që e keni ëndërruar prej kohësh.

Peshorja-Arsyet tuaja me siguri që do të jenë më të vlefshme nëse ju do të përdorni pak takt dhe ndjeshmëri. Kujdes bëni me impulsivitetin.

Akrepi-Mund të takoni dikë që nuk e shihni prej kohësh. Rekomandohet që të arsyetoni me mendje dhe jo me zemër. Bëni kujdes me shpenzimet.

Shigjetari-Priteni ende personin e duhur për jetën tuaj, sepse nuk do të mbeteni të zhgënjyer. Shihni përreth jush, sepse mund të jetë më afër nga se e mendoni.

Bricjapi-Mos thoni menjëherë ato ç’ka mendoni pa reflektuar më parë. Më të mira do të jenë dashuritë serioze sesa flirtet.

Ujori-Për personat e shenjës së ujorit, kjo e sotmja do të jetë një ditë e çuditshme, e mbushur me avantazhe dhe disavantazhe. Kujdesuni për sekretin tuaj.

Peshqit-Nëse keni një projekt në mendje ky është momenti favorizues për të vepruar mirë dhe shpejt. Spastrojini miqësitë virtuale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...