Ariana Grande tregon idenë e klipit, zbulim nga shoqja e saj shqiptare

Hënë, 10 December 2018 18:05

Ariana Grande po then rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’.

Fillimisht, kur është publikuar kënga, është bërë kënga e parë e artistes që ka arritur të marrë vendin e parë në top-listat amerikane. ‘Thank you, next’ është përdorë nga Ariana për të lënë pas të gjithë ish-të dashurit dhe lidhjet, që ka pasur, duke i përmendur madje secilin prej tyre në tekst.E pyetur se ideja e kujt ishte për të bërë një këngë të tillë, Ariana ka shpjeguar se ‘përgjegjëse’ për këtë super-hit është një shqiptare me emrin Njomza.

“Ishte një ditë shumë e vështirë në Nju Jork dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe kam blerë unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo do të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, ka treguar Ariana për fansat përmes një postimi në Twitter.

Njomza është një nga miket më të ngushta të artistes botërore dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët tjera të këngëtares, ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte, ku këndon vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...