Kaia Gerber kurorëzohet modelja e vitit 2018

Tuesday, 11 December 2018 15:33

Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018.

Vetëm 17 vjeç, Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.

Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz.

Kjo është një arritje e pabesueshme për adoleshenten që filloi modelimin shtatorin e kaluar, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të.

Ajo bëri debutimin e saj në shfaqjen e modës së Calvin Klein pranverë/verë të vitit 2019, gjatë Javës së Modës në New York.

Viti 2018 padyshim që është një vit i madh më Kaia Gerber, e cila ka pushtuar pistat duke ecur në pasarelë për shtëpi të mëdha të modës si Burberry, Versace, Alexander Wang dhe Valentino.

Kaia  u mbështet nga familja e saj gjatë mbrëmjes së madhe ndërsa eci në tapetin e kuq me një fustan mahnitës të Alexander McQueen. Ajo u shoqërua nga mamaja Cindy Crawford, babai Randy Gerber dhe vëllai më i madh, Presley Gerber.

Në moshën 17-vjeçare, është e sigurt se ky është vetëm fillimi për Kaian dhe padyshim që do ndjekë gjurmët e mamasë së saj supermodele.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...