Të kesh një motër është një bekim

Premte, 21 December 2018 11:50

Duke u rritur e kupton se ajo është mbështetja jote më e madhe dhe personi më i besuar që ke. Të kesh një motër është sikur të kesh një shoqe për gjithë jetën. Përveç pjesës së grindjeve me të, ajo do të qëndrojë në krah gjithë kohës.

Studiuesit në Universitetin “De Montfort” dhe Universitetin “Ulster” në Angli kanë dalë më përfundimin se ata që kanë motra janë më të lumtur dhe më optimistë për jetën se sa të tjerët.

Sondazhi u krye me 571 njerëz duke bërë pyetje të ndryshme rreth shëndetit të tyre mendor dhe opinionit të përgjithshëm mbi jetën. Ata që kishin motra dolën në fund si persona me një nivel më të lartë lumturie dhe me gjendje emocionale të qëndrueshme.

Ndër të tjera, motrat inkurajojnë njëra-tjetrën që të jenë më të hapura dhe komunikuese për ndjenjat e tyre.

Ky nuk është studimi i vetëm në lidhje me këtë çështje. Universiteti Brigham Young, në Utah, ka bërë diçka të ngjashme duke marrë në studim 395 familje me më shumë se një fëmijë. Studimi doli në këtë konkluzion: “Një motër ju bën një person më të mirë”.

Pra, për ju që e keni një motër kemi një lajm të mirë: Ajo është arsyeja që ti je një person aq i lumtur dhe i sjellshëm. Gjëja kryesore që duhet të mbani mend është: kënaquni me këtë marrëdhënie sepse disa njerëz nuk e dinë se çdo të thotë të kesh motër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...