Aktorja e "Portokallisë" probleme me personazhet që imiton: Më vjen keq, që...

E mërkurë, 19 December 2018 19:05

Aktorja e talentuar Delinda Disha ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim në rolin e shumë personazheve nga bota e showbiz-it dhe jo vetëm, kësaj here Delinda foli për jetën e saj personale si nënë dhe bashkëshorte.
Sa i përket anës profesionale, Bieta nuk ngurroi ta pyeste, nëse ka patur probleme me ndonjë nga personazhet, që ajo ka imituar në spektaklin “Portokalli” dhe aktorja vijoi me një përgjigje të sinqertë.

“Më vjen keq që mërziten, duhet ta marrin me sportivitet dhe dashamirësi, sepse në njëfarë mënyre ne u bëjmë publicitet të gjithë personazheve që imitojmë”, u shpreh ajo.

E padyshim Delinda nuk mund të largohej nga studio pa imituar disa personazhe të njohur të televizionit si Alketa Vejsiun, Aurela Gaçen, Dojna Memën, Arbana Osmanin e për surprizë edhe vetë të zonjën e shtëpisë Bieta Sulon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...