Djersisni gjatë natës? Ja cilat janë shkaqet...

E Enjte, 03 May 2018 10:28

Mjekët shpesh i dëgjojnë pacientët e tyre të ankohen për djersitjen gjatë natës. Nëse është shumë nxehtë në dhomën e gjumit dhe jeni mbuluar më shumë seç duhet, është normale që të djersish gjatë natës. Ndërsa afshet e nxehta gjatë natës, që nuk lidhen me ambientin shumë të nxehtë, mund të jenë si pasojë e këtyre shkaqeve:

Menopauza. Afshet e nxehta që shoqërojnë menopauzën mund të shfaqen gjatë natës dhe shkaktojnë djersitje. Kjo është një ndër shkaqet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës të grave.

Hiperhidroza idiopatike. Është një gjendje ku trupi prodhon në mënyrë kronike shumë djers pa një shkak mjekësor të identifikueshëm.

Infeksionet. Turbekulozi është një infeksion që lidhet më së shumti me djersitjen gjatë natës. Ndërsa infeksionet bakteriale, si endokardit (inflamacion i valvulave të zemrës), osteomieliti (inflamacion në kocka) dhe lungat mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. Këto mund të jenë simptomë edhe e infeksionit HIV.

Kanceri. Djersitjet gjatë natës janë një simptomë e parë e disa llojeve të kancerit. Lloji më i zakonshëm i kancerit që lidhet me djersitjet gjatë natës është limfoma.

Ilaçet. Përdorimi i disa ilaçeve të caktuara mund të çojë në zhvillimin e djersitjes gjatë natës. Ilaçet kundër depresionit sidomos mund të shkaktojnë simptoma të tilla. 8-22% e njerëzve që marrin mjekime për depresionin mund të kenë djersitje natën. Ilaçet që përdoren për të ulur temperaturën, si aspirina dhe acetominofen, mund të shkaktojnë gjithashtu djersitje. Shumë ilaçe të tjera mund të shkaktojnë djersitje ose skuqje.

Hipoglicemia. Nivelet e ulëta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë djersitje. Njerëzit që marrin insulinë ose mjekime orale për diabetin mund të kenë hipoglicemi gjatë natës, që shoqërohet me djersitje.

Çrregullime hormonale. Djersitja mund të jetë gjithashtu simptomë e disa çrregullimeve hormonale, si hipertiroidizmi apo sindroma karcinoide.

Gjendjet neurologjike. Gjendjet neurologjike si disrefleksia autonomike, goditja në tru dhe neuropatika autonomike mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. /Shëndeti/

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 12:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...