6 shenja të një gënjeshtari patologjik

E Enjte, 03 May 2018 14:49
  1. 1. Ekzagjerime

Gënjeshtarët pëlqejnë përshtypjen e dëgjuesit, kështu që gjithkush ekzagjeron herë pas here. Për shembull, ata mund të pretendojnë të kenë një shtëpi të madhe, që stërvisin kuaj të rrallë që janë më të shpejtët në botë, që takohen me njerëz të famshëm dhe pijnë në shoqërinë e tyre.

2. Një gënjeshtar patologjik pëlqen të duket në publik për të tërhequr vëmendje.

Ai pëlqen të paraqitet si hero ose viktimë në një situatë të veçantë, që, beson ai, do t’ia bëjë jetën më interesante.

3. Gënjeshtarët fillojnë të besojnë historitë e tyre.

Ndoshta është sepse ata duan të kenë fjalën e fundit, ose për shkak se të tjerët nuk kanë mundësi t’i ekspozojnë. Gënjeshtari fillon e jeton dhe sillet sikur gjithçka është pikërisht ashtu siç ai u ka thënë të gjithëve.

4. Një nga mënyrat më të lehta për të kapur një person që thotë gënjeshtra është ta zësh të papërgatitur.

Zakonisht një person tregon një histori me disa detaje, pastaj ua tregon të tjerëve në një mënyrë tjetër. Tregimet nuk i mëson përmendësh, por kur u thuhet njerëzve të ndryshëm ata ndryshojnë dhe dekorojnë vazhdimisht. Nuk është e vështirë për t’i kapur në befasi.

5. Gënjeshtarët patologjik tregohen agresivë kur kapen duke gënjyer.

Kur bëhen pyetje, ata ndihen të kërcënuar. Nëse ka një situatë të vështirë për ta në bisedë, ata gënjejnë përsëri për të dalë prej saj.

6. Këta njerëz nuk e vlerësojnë ndershmërinë dhe me dëshirë u tregojnë të tjerëve atë që u është thënë privatisht. Për më tepër, ata e raportojnë te të tjerët në një mënyrë të ekzagjeruar dhe të shtrembëruar.

Prandaj, nuk duhet t’ua besoni kurrsesi sekretet.

Duke e përmbledhur, mund të thuhet se gënjeshtarët patologjikë jetojnë për kënaqësinë e tyre dhe gënjejnë vetëm sepse është më interesante. Sa më shumë gënjejnë, aq më shumë e shijojnë jetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...