Surreli “i varfër” si historia e çorapeve të grisura të Nexhmijes

Diel, 06 Janar 2019 09:58

Në propagandën e djeshme të Ramës, u mor vesh se superbunkeri i Surrelit ka është i varfër dhe nuk ka mbaruar ende. Financuesi i tij i tha popullit se nuk ishte siç e dëgjuan më parë se e kishte ndërtuar me “para emigracioni”, por ishte ndryshe (si ishte kjo ndryshja nuk u mor vesh). Për ta bërë të besueshme këtë gënjeshtër edhe dhoma e pikturave e Ramës meqë doli n publik oxhaku i shtrenjtë u quajt re një shoku që nuk u mor vesh kush ishte. Me një fjalë o popull, Rama ju bën budallenj, ta hajë kush ta hajë.  Nuk ka ku të shkojë më. Se Surreli që është vetëm një tregues për nivelin e lartë të korrupsionit të Ramës nuk ka pikë fature që të vërtetojë gjithë atë superharxhim të bërë. Dhjetëfish le t’i vendosësh rrogat e Ramës, sikur të ishte kursimtar e nikoqir i madh nuk bën as një bunker nga kompleksi i bunkerëve që ka ndërtuar. Rama i tregoi popullit bunkerin e papërfunduar (që mund të ishte foto nga koha e ndërtimit të tij), por kurrsesi çfarë ka brenda objekti që ruhet me aq xhelozi. Donte t’i thoshte popullit që ai jeton “si gjithë të tjerët”. Edhe gjatë diktaturës, udhëheqja kriminale e Enverit dhe Nexhmijes, pasi e kishin vrarë dhe vjedhur deri në palcë këtë vend, bënin propaganda të llojit se Nexhoja i arnonte çorapet Enos. Enveri shkruante në vepra e qante hallin se thërrimet e bukës nuk duheshin hedhur, se çorapet duhet arnoheshin mirë, etj. Pra, këta hajdutë e kriminelë të floririt shqiptar, pronarët e Shqipërisë, po na tregonin se ishin të kursimit. Këtë e bënin për t’i mbledhur sa më shumë rripin popullit, siç edhe ia bënë duke e futur në gjumë të thellë letargjik. Nga kjo propagandë, shefja e propagandës, Nexhmija, nuk hoqi dorë as tani vonë. Para dy vitesh deklaronte se mezi i dilte rroga gjatë kohës së diktaturës, mezi mbyllnin muajin. Pra, kur ia donte puna për propagandës për një “Shqipëri të fortë” thonë ndryshe, e kur duan të duken “si gjithë të tjerët”, thonë të kundërtën e të mëparshmes. Edhe Rama ishte në gjurmët e këtij kazani komunist propagande. Loja më e fundit, ishte në funksion të një gënjeshtre tjetër nga kazani i tij që është më pak cilësor se kazani i plehrave apo i rakisë. Nuk i shkojnë as një sulltani të vogël, siç edhe e gënjen veten Rama se është.

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 14:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...