Roli i fundit i një artisti barbar

Hënë, 25 May 2020 17:44

Nga Andi Bushati

 

Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shembjen e përdhunshme të Teatrit Kombëtar Edi Rama ka rrënuar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me aq shumë kosto dhe dredhi pati kultivuar në vite: atë të një politikani që frymëzohet nga artisti që ka brenda vetes. Nëse kjo klishe ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri, asaj me sa duket po i vjen fundi edhe në Europë.

Nata e 16 majit, kur si një diktator tipik, në fundjavë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ai vendosi të fusë fadromat mbi një godinë historike ka shënuar kthesën e madhe.

Gazeta e referëncës në francë, Le Monde, sot i ka kushtuar një artikull të gjatë antitezës midis klishesë të artistit të dikurshëm që leu plot ngjyra Tiranën dhe kryeministrit që sot shkatërron trashigiminë. Le Monde del edhe përtej etikës së saj gazetareske duke vënë që në titull togfjalëshin: “Akt barbar”.

Po ti hedhësh një sy pasqyrës së shtypit të mediave më prestigjoze në botë, shumicën e të cilave Lapsi.al i ka botuar (shiko poshtë), epitetet për kryeministrin shqiptar janë të frikshme. Askund nuk gjen më jehonën e njeriut të kavaletit, ngjyrave dhe penelave. Ato janë zëvendësuar me togfjalshat ‘grusht shteti”, “truall për ndërtim”, “autokrat si Vuçiçi”, “aferë korruprive”.

“Puç në kohë pandemie” e quan shembjen e teatrit austriakia Der Standart. Artisti që ka zhgënjyer shpresat e të rinjve që sot po braktisin vendin, vazhdon francezja, Liberation. Sloganet kundër rikthimit të diktaturës nuk përdoren rastësisht, vë re “Il Fatto Quotidiano”. Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka tërhequr vëmendjen shurdhëria ndaj thirrjes së BE për dialog.

Pra, si kurrë më pare, ka një konsensus për ta vizatuar ndërkombëtarisht Edi Ramën ashtu sikurse e njohin edhe shumica e shqipëtarëve.

Me shembjen e teatrit duket se maska e tij e fundit është grisur. Propaganda të cilës i frynin gratë që ai ka katapultuar në politikë, duke e quajtur si “brand-i i Shqipërisë në botë”, apo “artisi me famë ndërkombëtare” tashmë është rrëzuar. Bashkë me të ka rënë edhe teknologjia 20 vjeçare e mashtrimit të të huajve (me fabulën e artistit revolucionar) për ta përdoruar atë më pas si mjet për të sunduar shqiptarët.

Natyrisht, çmimi për të nxjerrë në pah këtë të vërtetë ishte i madh. Tirana nuk do të ketë më një nga stolitë e saj, qytetarët ndihen më të pafuqishëm dhe më të ligshtuar, dhuna shtetërore ka marë përmasa të papara…Por gjithësesi, në fund të kësaj errësire duhet parë pak dritë në fund të tunelit. Miti i politikanit artist, i sponsorizuar ndërkombëtarisht me këmbëngulje për 20 vjet, është rrëzuar bashkë me projektin e Giulio Bertesë. Çfarë do që të ndodhë ai nuk është më i rikuperueshëm.

©Lapsi.al

Modifikuar më Hënë, 25 May 2020 20:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...