Makinat me miliona euro të Taulant Ballës, reagon Lulzim Basha!

Diel, 24 June 2018 21:40

Mbi 3 milionë euro janë sekuestruar nga policia në Portin e Durrësit këtë të diel. Shuma e konsiderueshme e parave është gjetur ne këtë makinë të llojit “Toyota Yaris”.

Ajo ishte ngarkuar bashke me 8 të tjera në këtë transportues automjetesh të destinuara për shitje në tragetin që mbërriti rreth orës 15 nga Ankona. Siç duket edhe nga pamjet automjeti po kontrollohet imtësisht nga agjentët.

Tv Klan mëson se makina ishte porositur online në Belgjikë. Sipas të njëjtave burime eurot janë përgjithësisht në prerje 100-ëshe, por ka edhe prerje më të vogla. Të hollat ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit. Grupi hetimor i ngritur nga prokuroria, dogana dhe drejtoria e përgjithshme e policisë thotë se është ende duke kryer numërimin dhe përcaktimin nëse eurot janë të vlefshme apo false.

Grupi i hetuesve është duke u verifikuar cili ishte destinacioni i parëve dhe për këtë qëllim janë shoqëruar disa persona në polici për tu pyetur. Burime policore të Tv Klan thanë se autoritetet shqiptare kanë ndërhyrë pas një sinjalizimi të marrë nga Interpol Roma. 

Duket të njëjtin informacion ka pasur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që në seancën e së enjtes iu drejtua në Kuvend, kreut të grupit parlamentar socialist me këto fjalë.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, do të deklaronte Basha të enjten duke ju drejtuar Taulant Ballës.

I pyetur nga Tv Klan Basha konfirmoi se ky qëndrim lidhej me operacionin që u bë publik këtë diel duke shtuar se “deklarata në parlament i thoshte të gjitha”. Në policinë e Durrësit thonë se kjo deklaratë e Bashës mund të ketë dekonspiruar operacionin pasi për këtë shkak është vendosur që të mos pritej të shfaqej personi që kishte porositur automjetin tip “Toyota Yaris”, por të veprohej menjëherë me sekuestrimin e tij./Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...