Plas SKANDALI/ Rama u vetëofrua për të marrë refugjatë sirianë në Shqipëri

Hënë, 25 June 2018 09:22

Ky fakt iu bë i njohur Kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demorkatike, Belind Këlliçi në Berlin, gjatë takimeve që pati me drejtues të lartë të CDU-së. Vizita e Kryetarit të FRPD-së në Berlin u krye pas asaj të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por zoti Këlliçi theksoi se Shqipëria nuk ofron siguri për një operacion të përmasave të tilla. “Kufinjtë shqiptarë janë të pasigurt, çka faktohet edhe nga trafiku i lartë i drogës, që nga marijuana tek drogat e forta. Kjo nuk do ta zgjidhte çështjen e emigrantëve, por do të ishte një portë për kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE.

Vetëofrimi i qeverisë shqiptare për të pranuar 600 mijë refugjatë ishte një çështje që u diskutua edhe në Akademinë Politike të Junge Union (Forumi Rinor CDU/CSU), ku temë kryesor ishte emigracioni.

Më herët Edi Rama ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kërkesë nga vendet e BE-së për kampin  e refugjatëve, por nuk është shprehur, nëse vetë qeveria shqiptare është vetëofruar për t’u bërë pritëse e refugjatëve që aplikojnë për azil në BE, kërkesë që është pritur me habi dhe mosbesim në Berlin.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 09:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...