Saimir Tahiri tha se në Shqipëri nuk ka banda, ndërsa Policia përditë flet për “grupe të strukturuara kriminale”

Premte, 02 November 2018 09:35

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në apologjinë e mbrëmshme në emisionin “Opinion”, ndër të tjera tha se Shqipëria nuk kishte banda dhe se thëniet e tilla bëheshin vetëm për të “terrorizuar qytetarët”. Në kohën që vetë policia në komunikatat e përditshme e të mërzitshme të saj, nuk lë rast pa thënë se u zhvillua filan aksion (na japin edhe emrin sikur do ta shkruajmë diku) dhe u vu në pranga grupi i strukturuar kriminal. Që të jemi të qartë, “grup i strukturuar kriminal” është faza më e lartë e organizimin të krimit, d.m.th. banda e kualitetit të lartë. Ishte krejt e paqartë kjo mbrojtje që Saimir Tahiri i bëri bandave të vendit.

Sipas legjislacionit shqiptar, ministri nuk ka lidhje me policinë as për zhvillim operacionesh, as dhëniesh urdhrash, e emërimesh, etj. Ka kompetenca shumë të kufizuara si drejtues politik që është. Po ajo që nuk shihet dhe që përbën thelbin e punës së Saimir Tahirit, ka qenë drejtimi klanor i ministrisë, nëpërmjet njerëzve të besuar me lidhje politike dhe krahinore, drejtimi me telefon. Jo më kot, Tahiri i vuri kazmën çdo gjëje të mirë të ministrisë, flaku në rrugë gjithë kuadrin cilësor dhe e mbushi policinë me lloj-lloj sigurimisash e komunistësh të paaftë e të papërshtatshëm. Teksa pyetej nga gazetarët për ish drejtorin e Policisë së Vlorës, përgjigja e tij duhej të ishte se nuk ishte në nomenklaturën e ministrit emërimi i tij. Por Tahiri, i mësuar me drejtimin antiligjor të Policisë, e quajti bashkëpunëtor të tij që gjoja paskësh shkelur besimin e tij. Pra, Tahiri pranoi se qenka ministri që u merrka me këto çështje, pavarësisht se ligjërisht nuk e ka këtë të drejtë.

Duke e dëgjuar Tahirin, teksa mbronte kanabizimin e vendimit, drejtues policie thellësisht të inkriminuar e në kërkim sot, nuk ke se si të mos bindesh, se koka e të gjitha këtyre ka qenë vetë Saimir Tahiri. Këtu duhet parë udhëheqësi i bandave kriminale të vendit. Asnjë ministër më parë nuk kishte mbrojtur tezën se Shqipëria nuk ka banda.

Tahiri, pinjoll i një familjeje komuniste, pikërisht të atyre familjeve që një terrorist si Enver Hoxha e kanë si perëndi, nuk kishte asnjë shans të bëhej ministër i suksesshëm apo të ishte drejtuesi i duhur për ministrinë. Ai ishte një fatkeqësi e madhe për ministrinë, të cilës i ndryshoi edhe emrin për t’u dukur si koha e Kadri Hazbiut. Gjatë gjithë kohës që ishte në krye të ministrisë, Saimir Tahiri tentoi të ishte një kadri hazbi, hekuran isa, apo simon stefan, por në fakt nuk u bë veçse hija qesharake e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...